• |
ide | kryesore

E rëndë në Tiranë, Covid i merr jetën 26-vjeçares shtatzënë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Shqipëri. Mësohet se 26-vjeçarja nga Tirana ishte në javët e para të shtatzënisë. Pasi u infektua me Covid-9, ajo ishte e shtruar në Spitalin Infektiv, por gjendja e saj shëndetësore është e rënduar e si pasojë ka humbur dhe jetën.  E reja mësohet se ishte e pavaksinuar. Ditën e sotme në vendin tonë kanë humbur jetën 7 persona dhe janë regjistruar 445 raste të reja nga Covid-19. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,867 që nga fillimi i epidemisë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *