• |
ide | kryesore

Shuplaka e mediave italiane/ Rama na tregon vetëm Shqipërinë që do ai

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



“Prej vitesh Edi Rama na tregon Shqipërinë që duam të shohim”. Me këtë titull gazetari italian Nicola Pedrazzi ka titulluar një analizë të tij në gazetën “Domani” kushtuar prapaskenave të demokracisë shqiptare dhe mënyrën si e propagandon kryeministri Edi Rama në sytë e italianëve.

Gazetari italian thotë se prej vitesh mediat italiane kanë “mbyllur njërin sy” kur bëhet fjalë për Shqipërinë duke i kushtuar më shumë rëndësi fasadës.

“Përse Hungarisë së Orbanit dhe Turqisë së Erdoganit i vëmë filtra kritike ndërsa Shqipërisë së Edi Ramës mjaftohemi vetëm duke i zgjatur mikrofonin?

Kryeministri shqiptar na tregon historinë që duam të dëgjojmë: vendi i varfër, por mirënjohës që tani është shndërruar në një vend të mirëseardhjes, një pasqyrë të suksesit të Italisë sonë.

Por në realitet Shqipëria është një vend ku progresi ekonomik dhe social është në ngecje dhe ku kontrolli i qeverisë mbi vendin është i përhapur dhe ka pak për t’u pasur zili, si ato vendet autoritare që ne i kritikojmë çdo ditë” – shkruan autori.

“Mënyra si flet italofoni Edi Rama kalon me strategji nëpërmjet gazetarëve italianë sepse ai e njeh mirë padijen tonë kombëtare. Rama e di që në kokën e italianëve, shqiptari është dhe do mbetet ende emigranti mbi gomone, e di që progresisti italian turpërohet nga kjo, e di që për çështjen e migracionit Italia ka nevojë për histori suksesi, e di populizmin italian dhe lëshon shigjeta ndaj Europës.

Të djathtëve këtu u duhen shqiptarët sepse janë të bardhë, flasin italisht, janë të integruar që edhe pse myslimanë nuk janë ekstremistë. Të majtët shkojnë me idenë që nëse mbjell sot do të korrësh nesër duke kujtuar “Italinë e hapur” të një herë e një kohe.

Të gjithë harrojnë se qindra minorenë braktisen çdo vit në rrugët e vendit nga prindër shqiptarë, duke u bërë shpesh keqbërës, por që ikin nga Shqipëria që prej 8 vitesh qeveriset nga Edi Rama pa reformat e duhura ekonomike dhe sociale për qytetarët e saj” – thuhet në shkrim, citon lapsi.al.

Gazetari italian përmend një sërë shfaqjesh që Rama i ka servirur me mjeshtëri në mediat italiane siç ishte edhe rasti i fundit i marrjes së refugjatëve afganë. I tillë ishte edhe rasti kur Rama dërgoi mjekët dhe infermierët në rastin e krizës së pandemisë “madje duke përgatitur edhe një koreografi sipas regjimit dhe që përfundoi në fund me një festë në hotel ku morën edhe një padi nga autoritetet”.

Sipas gazetarit, kështu u përdorën mediat italiane që kur Rama mori pushtetin në 2013-ën. Më pas u bë çështje hapja e Agon Channel dhe se si në gazetat italiane shkruhej se tani kishte ardhur koha që italianët po emigronin drejt Shqipërisë. Gazetari kujton edhe deklaratën e Erion veliajt që atëherë tha se në Shqipëri jetonin 29 mijë italianë edhe pse shifrat zyrtare flisnin për vetëm 2 mijë.

Të bujshme thotë gazetari janë intervistat e Ramës ku thotë “se nuk ua ndien mungesën sindikatave” duke kënaqur të djathtët në Itali dhe më pas shton se “ndihemi italianë edhe nëse nuk vishemi me Versaçe” duke marrë pëlqimin e të majtëve matanë detit.

Gazetari italian thotë se në fakt e vërteta është krejt ndryshe.

“Shqipëria reale është ndryshe nga ajo realja. Së pari që nga vera e 2019-ës në të gjitha bashkitë qeverisë Partia Socialiste e Edi Ramës sepse ato zgjedhje që Presidenti i Republikës nuk dëshironte që të zhvilloheshin, në mënyrë të papërgjegjshme edhe opozita nuk mori pjesë. Nuk ka asnjë vend evropian ku të gjitha bashkitë janë monokolor.

Së dyti zgjedhjet elektorale të 25 prillit treguan një fitore të pastër dhe të padiskutueshme të Edi Ramës me 48% të votave kur pjesëmarrja ishte 46%, por ato u paraprinë nga një sistem korruptiv nga ana e militantëve të Partisë Socialiste që përdorën të dhënat e qeverisë për të krijuar hartën e pëlqyeshmërisë në kryeqytet. Imagjinoni një fqinjin tuaj që me një dokument exel i tregon partisë se cila është mënyra për të marrë votën e tuaj.

Nëse Shqipëria dhe shqiptarët na interesojnë vërtet, duhet të mësojmë, të shkruajmë dhe të flasim se në këtë mënyrë jetohet dhe votohet në Shqipërinë e Edi Ramës. Boll me importin e historive nga Shqipëria që na bëjnë të ndihemi rehat, por me veprime që mund të bëjmë për të ndihmuar rritjen e demokracisë shqiptare” – mbyllet artikulli. ©LAPSI.al



26 Comments

  1. Karo nostro gazetario italjano.Kush o ky gazetari se nuk po na kujto noi emer t njof t xhornallizmit italjon.Mos osht ene kyna si ay gazetari qy boni at fake news per miliarda ton plehra qy prisnin n Bari per t ardh ktuna.

  2. Nuk është hera e parë, në 50 vjet komunizëm Italia nuk bëri asnjë emision televiz për Shqipërinë, sikur të bënte një herë në javë nga një emision 10 minutësh ku të krahasonte kapitalizmin italian dhe komunizmin shqiptar, regjimi komunist do kishte rënë më herët dhe Shqiptarët nuk do prisnin që të vetshembej.

    1. Sa naiv qe je, e gjithe Europa nje mut eshte, Korrupsioni dhe Oligarkia jane kudo.
      Italia, Franca, Austria, Gjermania jane per ibret dhe po shkojne keq e me keq ti pretendon qe te meren me problemet e Shqiperise.

      1. Jo zoteri ti mund te krahasosh Italine me Gjermanine etj po jo Shqiperine m to! Ja ne Austri parlamenti shkarkoj km, ndodh kjo te ne? A mund te ndjekesh nje km per korrupsion?

    2. Europianet nuk kane asnje interes qe ne te ecim perpara, perkundrazi duan qe te jemi sa me te varfer dhe me sa me shume probleme (kur them ne e kam fjalen per gjith Ballkanin, jo vetem per Shqiperine).
      Po te ishte mire Shqiperia nuk do kishte kush te punonte me si skllever neper europe pastaj.

      ps. me ca kam pare une Italia eshte vendi qe i trajton me mire Emigrantet ne Europe.

      1. @AS

        Thjesht vura në dukje që nuk e kanë rruajtur më përpara dhe bie dakord me ty që nuk po e rruajnë as tani as Italianet e as Europianet.

        Njësoj si nuk e patën rruajtur para 30 viteve. Ku në Shqipërinë perendimore jetonte pjesa dërrmuese e jona që shikonte fshehtas tv italiane, dhe mjaftonte të bënin emisione enkas antipropagande e minimalisht nuk do besonin sot e kësaj dite mitet se në kohën e Dullës ka patur mirqënie, shëndetësi, strehim, ushtri, industri etj.
        Njësoj si nuk po e bëjnë as tani duke e trajtuar Ramën si një artist e njeri normal në vend të sharlatanit ordiner që është.

        Nuk e kanë për detyrë por reklamohen si vende të “lirive dhe drejtave të njeriut” etj etj..

  3. 500 vite Turku,50 vite dulla,ja sa te mbushi edhw ky 35 vite. Allvanozet thone qe fain e kane tw huajt qe nuk e rrezojnw Ramutin dhe ne skemi faj fare “,te plepi me shtate vrima shtyma Ramut shtyma se mu tha peshtyma”ja kjo eshte kenga e shqiptareve sot

  4. Aman mos e quani ‘Shuplake’ se kjo vec e gudulis ramen.
    Pastaj ky gazetar e ka me te vetet
    Me ramen e ka indirekt e si pasoje.

    1. hajdar te gjith duhet te paguhen, te marrin rrog, po jo me mashtrime. esht per italjanet jo per ne . ne e dim si i kemi e si jemi. Biles edhe italjanet e dine sh mire edhe pse nuk e diskutojn.

  5. Si manipulon Lapsi lajmin :

    Gazeta shkruan : Qe prej veres se 2019 ne te gjitha komunat e vendit qeveris Partia Socialiste e Edi Rames, sepse ne ato zgjedhje, qe presidenti i Republikes nok donte te mbaheshin, opozita, ne menyre te papergjegjshme, nuk morri pjese.

    Nderkohe qe perkthimi i Lapsit te le te kuptosh se Presidenti nuk donte te beheshin zgjedhje te papergjegjshme, e opozita nuk morri pjese

    Te merremi vesh, kjo gazeta eshte frimgo e re (e krijuar para nje viti) , po sidoqofte gazete eshte, keshtuqe pse mos rrimarresh lajmet (ne kete rast opinionet) qe ajo jep.

    Artikulli qartazi eshte kunder Rames, por dhe opoziten e quan te papergjegjshme e ju kete perpiqeni t’a fshihni duke manipuluar perkthimin
    TURP

  6. një përgjigje për Flamur Nokën, që flet si i deleguar i Berishës, ajo është natyrisht një akuzë që përfshin çdokënd, por sidomos familjen Berisha, pasi ajo është dhe e vetmja e dokumentuar që është familjarisht nën akuzë për korrupsion, minim të demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësisë, nga SHBA.Gazeta Domani eshte si motra e syri.net ne shqiperi,bravo lapsi

  7. Lexoj shumë që shkruajnë deri në tallje për gazetarin!!!Ai ka bërë një artikull të saktë ndryshe nga shumë në Shqipëri. Dhe ata flasin pa patur aspak njohje për mediat e shkruara në Itali.Gazeta Romani është një gazetë relativisht e re por me gazetarë me përvojë.I njohin të gjitha realitetet kudo sidomos Ballkanin.Por sigurisht nuk pëlqen idhtarëve të kumundarit dhe shkruajnë broçkulla!!!

  8. MIRËMËNGJES !!!

    O POPULL I PABINDUR, MOS E LEXONI AS KETE GAZETE ITALIANE KAZAN.

    ME INFORMACIONET E KESHILLAT E PATRONAZHISTEVE SHPI ME SHPI,

    ME SHKRIMET E PERDITSHME TE KANAKARIT TIM MERO BAZE,

    JU UROJ LEXUESVE TE BINDUR NJE DITE TE BUKUR !

  9. A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar, një pjesë nuk ia kemi dalë dot ta pastrojmë. Njerëz që kanë kontrata me inceneratorët. Njerëz që hapin gropa sot në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë të shantazhueshëm nga Edi Rama dhe janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës.Shpellkaret e zakonshem Njoni e Gimi orgji me fjalet e Qimit të portali Domani

  10. Para se t’i hynte politikës, Noka ka qenë një njeri që mezi mbyllte muajin, ndërsa kur PD u largua nga pushteti më 2013, kohë në të cilin Muli kishte qenë ministër i Brendshëm, ai mburrej nëpër tavolina se kishte bërë 5 milionë euro pasuri.

  11. Fatkeqësia do jetë nëse Berisha do të jetë në krye të opozitës, se do jetë më e lehtë për Ramën. Ujë i bekuar të kishte qenë aty në 22 vjet, sot Berisha do të ishte qelbur”.

  12. dolen felliqesirat me komente qelbesirash, jeni vetem vemje dhe I beni hije tokes o patronazhista te ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *