• |
ide | kryesore

Lewandowski nuk i gëzohet dot fitores në Tiranë: polaku tërbohet me Bayern Mynih

-Instant, Sport



Robert Lewandowski nuk ka arritur dot ti gëzohet si duhet fitores 0-1 në Tiranë kundër Shqipërisë, që vlen pothuaj sigurinë për vendin e dytë në Grupin I kualifikues drejt Katar 2022. Sulmuesi, që nuk arriti të lërë gjurmë në Air Albania, duhet të merret me një cështje shumë serioze në kthimin e tij në Mynih.

Sipas asaj që bën të ditur Sport Bild, Lewandowskit nuk i kanë pëlqyer fare deklaratat e drejtorit sportiv të Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, që konfirmoi interesimin e bavarezëve për Erling Haaland. Sipas gazetës gjermane, sulmuesi polak madje mund të vendosë të largohet nga klubi në fund të sezonit, nëse bavarezët vendosin të bëjë lëvizjen finale për të sjellë yllin e Borussia Dortmund në Allianz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *