• |
ide | kryesore

Nuk kanë fund problemet për Milan: Theo Hernandez pozitiv me Covid

-Instant, Sport



Një tjetër telash ka goditur Milanin. Në një deklaratë zyrtare, kuqezinjtë kanë bërë të ditur se: “Theo Hernandez në kthimin e tij nga ekipi kombëtar rezultoi pozitiv për një tampon të kryer në shtëpi. Autoritetet kompetente shëndetësore janë informuar dhe lojtari është mirë”. Anësori i majtë i Francës është një tjetër lojtar në përzgjedhjen e Deschamps që ka marrë Covid javët e fundit pas Giroud, Kanté dhe Rabiot. Theo kishte testuar si “pozitiv fals” janarin e kaluar.

Është e sigurtë se ai do të detyrohet të humbasë ndeshjen e së shtunës mbrëma në San Siro me Veronën dhe, me shumë mundësi, ndeshjen e së martës në transfertë në Porto në Ligën e Kampionëve. Shpresohet se ai do të rikuperohet për ndeshjen jashtë fushës me Bolonjën më 23 tetor. Pioli, i cili tashmë do të duhet të bëjë pa Maignan të paktën deri në fund të vitit, e gjen veten në emergjencë të plotë. Ibra nuk është ende në formën e tij më të mirë, Krunic, Florenzi, Bakayoko, Messias, Maldini dhe Plizzari janë të padisponueshëm, ekziston shpresa që Kalabria mund t’ia dalë, ndërsa Giroud duket se është shëruar plotësisht. E mundshme, në këtë pikë, përdorimi i Ballo-Touré si krah i majtë në mbrojtje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *