• |
ide | kryesore

Napoli-Legia ndeshje me rrezik, ndalohet trasferta për tifozët polakë: “Është një skandal”

-Instant, Sport


Për arsye të rendit publik, tifozëve polakë të Legia Varshavë i është ndalar ardhja në transfertën e Napolit për ndeshjen e Europa League më 21 tetor. Ndeshja konsiderohet e rrezikuar, duke marrë parasysh edhe historinë e mëparshme të tifozëve të Legia Varshavës në Napoli në dhjetor 2015 (disa të plagosur në atë kohë, madje edhe mes forcave të policisë). E gjitha kjo, pa harruar përplasjet që ndodhën në Zagreb nga ultrasit polakë në gusht, për play-off të Ligës së Kampionëve kundër Dinamos.

Klubi polak, megjithatë, lëshoi një deklaratë të ashpër: “Megjithë përpjekjet e klubit prej më shumë se një jave, autoritetet kompetente italiane kanë marrë vendimin për të mos u shitur bileta qytetarëve polakë për ndeshjen Napoli -Legia. Këto veprime i konsiderojmë krejtësisht të pajustifikuara dhe diskriminuese. Klubi ndërmori menjëherë veprime për të lejuar tifozët tanë të marrin pjesë në ndeshje: bisedimet u zhvilluan midis bordeve të klubit dhe një letër zyrtare iu dërgua autoriteteve kompetente italiane. Klubet janë mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Polonisë dhe Ambasada në Romë. Ky është një vendim skandaloz, krejtësisht i pajustifikuar dhe i privon tifozët tanë nga e drejta e plotë për të mbështetur ekipin e tyre gjatë ndeshjeve në transfertë. Kjo është kundër shpirtit sportiv dhe kundër vlerave mbi të cilat bazohet futbolli evropian”.

Sidoqoftë, Legia i ka dërguar një letër zyrtare proteste UEFA-s, duke garantuar disponueshmërinë e saj për të mirëpritur tifozët napolitanë për ndeshjen e kthimit të caktuar për 4 nëntor.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *