Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano në një deklaratë për mediat, ka lajmëruar ndryshimet e reja në radhët e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin. Nano i ka prezantuar këto ndryshime në një konferencë për shtyp, këtë të hënë. Ai ka lajmëruar se drejtorët aktualë të policive të qarqeve, do të zëvendësohen nga të tjerë të cilët ai i identifikoi si më poshtë:
- Ardian Çipa Drejtor i Policisë në Elbasan
- Gjovalin Loka Drejtor i Policisë në Korçë
- Neritan Nallbati Drejtori i Policisë në Durrës,
-
Bledar Çeliku Drejtor i Policisë Gjirokastër,
- Oltion Bitri Drejtor i Policisë në Lezhë,
- Skënder Hitaj Drejtor i Policisë në Dibër
- Rebani Jaupi Drejtor i Sigurisë Publike
- Saimir Boshnjaku Drejtor i Kufirit
- Bledar Çeliku Drejtor i Policisë Gjirokastër,
- Drejtor i Kufirit në Gjirokastër është emëruar Sokol Cana,
- Drejtor i Antiterrorit në vend të Gledis Nanos është emëruar Alban Dautaj.