• |
ide | kryesore

Video/ Champions, City shpartallon Bruges: Sporting luan ‘poker’ në Stamboll

-Instant, F1, Sport, Video


Java e tretë e Champions League hapet me fitoren e qartë 5-1 të Manchester City në Bruges: Cancelo, Mahrez (dygolësh), Walker e Palmer i kanë dhuruar suksesin skuadrës së Guardiola, tani në kuotën e 6 pikëve në grupin A, ndërsa Bruges mbetet me 4. Bindëse në grupin C edhe suksesi i Sporting Lisbonë, që në Stamboll ka kaluar Besiktas 4-1 falë dygolëshit të Coates, Sarabia e Paulinho (i kotë goli i turkut Larin).

GRUPI A
Manchester City ngrihet pas humbjes me PSG dhe mposht Bruges 5-1 në transfertë. Ndeshja u mbyll që në pjesën e parë falë golave të Cancelos në minutën e 30 dhe Mahrez me penallti në minutën e 43, pastaj në fillimin e pjesës së dytë Walker nënshkroi trisin dhe Palmer, 19-vjeçar, (me golin e parë në karrierë) firmos pokerin. Goli i Vanaken në minutën e 81 është i padobishëm, e në fakt, kaluan pesë minuta dhe Mahrez shënon të dytin personal e të pestin për anglezët. Ekipi i Guardiolës konfirmohet shumë i fortë për belgët, duke arritur në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Bruges pëson humbjen e parë në grupin e tyre dhe mbetet në kuotën 4.

GRUPI C
Lëkundje emocionesh në Stamboll ku Sporting Lisbona arrin të pushtojë stadiumin e Besiktas 4-1. Ishin mysafirët ata që kaluan në avantazh me Coates me një goditje me kokë në zhvillimet e një këndoreje, por turqit reaguan duke arritur barazimin në 24 minuta me Larin. Portugezët, megjithatë, i dhanë vlerë goditjeve standarde dhe përsëri Coates, akoma nga goditja e këndit, i dha avantazhin Sportingut në minutën e 27. Mbeti një lojë argëtuese dhe në të 44’ Var ndërhyn në ndeshje, duke akorduar një penallti për ekipin e Lisbonës për prekjen me dorë të topit nga Vida: nga 11 metra Sarabia nuk gaboi. Kaluan vetëm dy minuta dhe Var bëhet ende protagonist, këtë herë për të anuluar golin e shkëlqyer të Teixeiras që do të ishte ai i 2-3. Në pjesën e dytë Besiktas e provoi por nuk ishte e mjaftueshme, Paulinho nënshkroi pokerin në minutën e 90 dhe për Sporting janë tre pikët e para në grup, ndërsa turqit qëndrojnë në kuotën zero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *