• |
ide | kryesore

Berisha shpjegon satelitët e Ramës: Kreu i Meduzës kërkon të hutojë shqiptarët me “Arnaut 1” dhe “Arnaut 2”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti sot foltoren e radhës në qytetin e Beratit nga ku sulmoi kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se Rama huton shqiptarët me satelitët “Arnaut 1” dhe “Arnaut 2”, ndërkohë që shqiptarët janë të fundit në rajon për rrogën mesatare dhe në 5 vite janë larguar mbi 500 mijë jashtë atdheut.

“Janë rritur çmimet e ushqimeve bazë. Çdo qeveri e përgjegjshme do të indeksonte rritjen e çmimit, nuk ka shtuar asnjë qindarkë në rrogat dhe pensionet tuaja. Pra, kafshata u shtrenjtua edhe më shumë e shqiptarët nuk marrin një qindarkë kompensim. Sepse kreu i Meduzës don t’i hutojë ata me ‘Arnaut 1’ ‘Arnaut 2’, me satelitë 1 me satelitë 2. Sepse problemi i shqiptarëve qenka sateliti dhe u thotë fermerëve do t’i keni të dhënat me satelit. Një mashtrues dhe i pashpirte! Nëqoftëse shqiptarët 8 vite më parë qëndronin në krye të popujve të rajonit për rrogën mesatare, përfshirë edhe bullgarë e rumunë, sot janë të fundit dhe marrin 30% më pak se në Kosovë, në Shqipëri.

Miliarda euro janë marrë borxh. Deklaruan se do të dalin në treg për të marrë 700 mln euro borxh, kur thonë se ekonomia u rrit me 18%, mashtrojnë. Me këtë rritje të borxhit, çfarë është ndërtuar në këto 8 vite? Vetëm 34 km autostradë, janë ndërtuar disa dhjetëra km rrugë të tjera jo autostradë, absolutisht që të gjitha janë shpërdoruar. Sot 1 km rrugë e ndërtuar me paratë tuaja kushton 8-11 herë më shumë se ato që ndërtohen nga Komisioni Europian apo Bankave Evropian. Tenderat i përfiton baxhanaku i Edi Ramës, i cili duhej të përjashtohej nga tenderat”, tha Berisha.



1 Comment

  1. Sado te mundohem Rama nuk t’a kalon kurre ty o Sale sikur me fitu edhe 30 zgjedhje te tjera.
    Ti e fillove me florin qe do n’a i binte Xhon Mc’Gou dhe vazhdove me nje numer te pafund figurash dhe benefite qe do te sillnin paraisen ne Shqiperi por qe perfundove ne “luften civile” te 97-es duke e mbushur vendin me kufoma, te mbytur ne det dhe te masakruar nga shperthimet kelyshit tend.
    Fale injoranteve provincial ti vazhdon te hutosh edhe sot popullin me ligesite e tua pa mbarim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *