• |
ide | kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Numërohen votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të veçanta

-Instant, Lajme, Të fundit
KQZ


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë planifikon që gjatë ditës së sotme të numërojë votat e personave me aftësi të kufizuar.

Gjatë ditës së sotme planifikojmë të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen paraprakisht për orën e fillimit të numërimit”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, dje në mbrëmje ka përfunduar numërimi i votave me postë nga disapora. Nga totali i votave të diasporës, LDK-ja ka marrë gjithsejtë 3 mijë e 158 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm 2 mijë e 692, AAK-ja e Haradinajt rreth 1 mijë e 500 derisa PDK-ja ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota. Gara më e ngushtë me votat e diasporës ka qenë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *