• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i ish-policit në Laç/ Makina e autorëve e vjedhur në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi ish-policit, Xhelal Reçi mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit.

Viktima është qëlluar sapo kishte parkuar makinën dhe po mbushte ujë pranë biznesit të tij në Laç. Ai është qëlluar nga dy persona që kanë dalë nga një makinë dhe e kanë qëlluar me tre plumba pistolete.

Vetëm pak pas ngjarjes një makinë e djegur e gjet disa kilometra larg vendit të ngjarjes që dyshohet se u përket autorëve. Në këtë makinë rezultuan targa greke të mbivendosura, ndërsa vetë makina ishte e vjedhur para një muaj në Mbrostar të Fierit. Në brendësi të makinës nuk raportohet se jenë gjetur sende që mund të ndihmojë grupin hetimor në identifikimin e autorëve.

60 vjeçari është babai i Besnik Reçit të cilit i është bërë një atentat në gusht të vitit 2020, ku një motor me dy persona ka qëlluar ndaj makinës së tij, në të cilën ndodheshin dhe dy fëmijët dhe bashkëshortja.

Familja Reçi ka pasur një konflikt nga fshati i tyre i origjinës Gjol, por burime për abcnews.al kanë konfirmuar se ai ishte mbyllur sipas traditës, ndaj e vetmja pistë hetimi për momentin dyshohet se është atentati i dështuar ndaj djalit të tij.

Policia deri më tani në lidhje me këtë ngjarje ka shoqëruar 16 persona.



1 Comment

  1. Policija e Lacit e din shum mir qe kete vrasje e kan bere Ervis Martini me Rakip Martini,di dhe atentatin ndaj te Birit para nje viti.
    Por policika e Lacit dhe lezhes marrin pjesen e tyre nga leket e trafikut te droges qe bejne Martinajt,prandaj si sbulijne kto ngjarjr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *