• |
ide | kryesore

Ishin nisur drejt Italisë, 23 turistët grekë rezultojnë pozitiv me Covid

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën 23 turistë grekë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ata kanë bërë testin sapo kanë mbërritur në Venecie të Italisë dhe është konstatuar se janë pozitivë me virusin.

Mediat greke shkruajnë se autobusi me turistët grekë ishte nisur në orën 17:00 të pasdites nga sheshi “Piazzale Giustiniani” për në Veneto, kur pasagjerët ishin shqetësuar për simptomat e dy prej tyre. Stafi mjekësor (dy infermierë, dy mjekë dhe dy administratorë) u njoftuan në vendngjarje, ndërsa turistëve iu kërkua të qëndronin në autobus.

6 prej tyre u dërguan në spitalin në Noale dhe 2 në spitalin pulmonologjik në Dolo. Më pas pesë prej turistëve rezultuan gjithashtu pozitivë duke e çuar numrin total të rasteve në 23 persona. Brenda katër orësh organi kompetent shëndetësor i Venecias Ulss 3 ka mundur të identifikojë dhe izolojë rastet, ndërsa mjekët po monitorojnë gjendjen e turistëve të cilët kanë shfaqur simptoma. Sipas informacioneve, atyre që do të mund të marrin trajtimin përkatës do t’u jepen antitrupa monoklonale, siç ndodh së fundmi në rajonin e Venetos.

“Ishte një përpjekje e madhe. Ne kemi ndërmarrë veprime në shumë fronte në të njëjtën kohë: gjurmim, vlerësim epidemiologjik, diagnostikim, izolim dhe verifikim të mutacioneve të koronavirusit,” tha Edgardo Contato, menaxher i përgjithshëm i kompanisë së kujdesit shëndetësor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *