• |
ide | kryesore

Në burg pasi abuzoi seksualisht me 11-vjeçaren/ Avokatja: E ka marrë në shtëpi për qëllime serioze

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lushnjës ka lënë në burg 19-vjeçarin Fisnik Halili, djali nga Cërriku, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare nga Toshkëzi i Lushnjës. Në një komunikatë për mediat, avokatja e tij mbrojtëse Eva Gjeta, tha vendimi është i padrejtë pasi djali nuk ka kryer marrëdhënie me të miturën. Madje ajo shkon edhe më tej, duke befasuar me deklaratën e saj, ndërsa pohon se djali e kishte marrë në banesë vajzën pasi kishte qëllime serioze, ndërsa nënvizoi faktin se ai nuk e dinte që ajo ishte 11 vjeçe.

“Sapo dola nga ambientet e gjykatës ku u vlerësua seanca gjyqësore. Nga ana e organit të akuzës nuk u paraqit asnjë provë që të provohet fakti që i mbrojturi prej meje të ketë konsumuar një nga vepra për të cilat akuzohet. Por gjykata vendosi që të vendoset masa ‘arrest me burg’. Për ne ky është një vendim i pambështetur në prova. Djali nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale. Ai thotë se e ka njohur prej një jave e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze dhe në asnjë moment nga vajza nuk i është bërë me dije se ka qenë një e mitur.”- tha avokatja.

Ngjarja e rëndë u denoncua një ditë më parë nga prindërit e vajzës, ndërkohë që policia arrestoi 19-vjeçarin. Tashmë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të tregojë nëse është abuzuar apo jo me vajzën e mitur.



6 Comments

  1. Kesaj i thone o burra rrembeni armet te mbroni veten dhe familjen. E paska marr ne shpi per qellime serioze nje 11 vjeçare. Per me teper te dala nga goja e nje femre keto. A thua se jemi ne Avganistan apo Pakistan. Kush i jep liçencë avokatve te tille te shkoj vet ne burg gjithashtu. Abuzimi seksual sot na u quajtka qellim i mire. E si mos ja mbathin me te katra njerzit nga ky vend.

  2. Kjo qeka avokate :p ! Do me thene te fusesh nje 11 vjecare ne shtepi qenka e lejuar per “qellime serioze”!

  3. Merreni kete loqen qe rrembeu 11 vjecaren dhe futeni ne burg ta perdhunojne per nja 2 vite te denuarit e tjere, per qellime serioze kuptohet

    Dhe kjo avokatja e leshit , kokra e debiles nuk gjeti arsye tjeter per ta mbrojtur ?

  4. Kesaj monstre duhet ti hiqet licensa dhe e drejta e ushtrimit te profesionit per mbrojtjen e pedofilise qe ndeshkohet ne cdo vend te globit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *