• |
ide | kryesore

Vendimi i Kushtetueses/ Meta në prag të shpalljes së zgjedhjeve për 5 bashki

-Instant, Kryesore

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit duke i hapur kështu rrugën presidentit Meta për të shpallur zgjedhje në 5 bashki që sot gjenden pa kryebashkiakë. Deri më tani kreu i shtetit nuk i dekretonte garat elektorale nëpër këto qytete pasi i konsideronte të paligjshme ato zgjedhje që ishin zhvilluar pa një “leje” presidenciale. Por sot pasi vendimi i kushtetueses e la në fuqi garën lokale të zhvilluar në verën e vitit 2019, Ilir Meta nuk ka më asnjë justifikim për të mos hapur garën për kryetarët e bashkive Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.


Pa e zbardhur ende vendimin e plotë Gjykata Kushtetuese njoftoi këtë të enjte se ajo e ka rrëzuar kërkesën për anullimin e zgjedhjeve lokale pa mandat presidencial:  Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës” thuhej aty.


Sot, 5 bashki, nuk udhëhiqen më prej kryetarëve të përzgjedhur në garën e vitit 2019. I pari prej tyre që nuk e mori asnjë ditë detyrën ishte ai i Shkodrës Valdrin Pjetri që u akuzua nga opozita se prekej nga ligji i dekriminalizimit për shkak të ndalimit të tij në Itali në vitet 2001-2002. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës kishte dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ai e pati fshehur këtë fakt.

Edhe ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku u shkarkua me vendim të KQZ-së në formë unanime, me 5 vota pro, pasi ai nuk pati deklaruar identitetin e rrëmë që kish përdorur në Greqi si Jorgo Totos, me të cilin kishte qenë i ndaluar nga policia helene.

Edhe e zgjedhura e Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen pas zhurmës mediatike me të cilën u përball, shkaktuar prej dy gafave të saj në lidhje me pasojat që la pas tërmeti shkatërrimtar i nëntorit të 2019-ës.

Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare si pasojë e një infarkti.

Kurse Dionis Imeraj, që fitoi  Dibrën, u largua nga kjo bashki sepse u angazhua në garën për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Tani, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit, presidenti i republikës është i obliguar të shpallë zgjedhje të reja së paku në këto pesë bashki. Ky vendim vjen në ditën më të keqe për opozitën, kur ajo është jo vetëm pa aleanca por edhe e përçarë gjë që mund të sjellë një rezultat të ngjashëm më atë të zgjedhjeve moniste të dy viteve më parë.

©Lapsi.al

 

 

5 Comments

  1. Të dy ata janë shpallur “Non Grata” nga DASH dhe si për ironinë e fatit njeriu që është sulmuar më shumë nga Berisha vitet e fundit, do të përcaktojë edhe fatin politik të tjetrit, më së paku atë të mandatit të deputetit.

  2. “Sali Berisha duke shpjeguar sa e rëndë është për Shqipërinë nëse një politikani shqiptar SHBA i heq vizën. E ka shpikur dikur këtë për Gramoz Ruçin. Tani këtij i kanë hequr të drejtën familjarisht për të qenë përfaqësues të popullit shqiptar, si hajdut dhe minues të demokracisë. Shumzojeni këtë që thotë vet me 10 për ta kuptuar çfarë e ka gjetur”Mbaje ne bythe kari e plakut të rrjedhur ne bythe,keni vite qe ti dhe shpellkaret e salihut e mbajne karin ne bythe o bythqiri salibanit salih

  3. Në Bashkinë e Shkodrës, e cila drejtohet nga Voltana Ademi, dera e institucionit prej dy ditësh mbahet e mbyllur me zinxhirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu