• |
ide | kryesore

Zyrtare, Xavi trajneri i ri i Barcelonës: “Klubi më i mirë në botë nuk mund të barazojë ose humbasë”

-Instant, Sport, Video


Pas ditësh zërash dhe konfirmimesh, tashmë është zyrtare: Xavi Hernandez është trajneri i ri i Barcelonës, pas shkarkimit të Ronald Koeman më 28 tetor. “Koha për të shkuar në shtëpi. Mirë se erdhe, Xavi”, shkroi në Tëitter klubi blaugrana. “Nuk ishte lamtumirë, ishte një shihemi së shpejti”, shkruan klubi në mbishkrimin e një videoje që tregon homazhin e lojtarëve të Barcelonës për Xavin kur ai u largua nga Barça në 2015, pas 17 vitesh dhe 23 titujsh: tetë tituj në La Liga, tre Champions, gjashtë Superkupa spanjolle, dy Kupa të Mbretit, dy Superkupa Evropiane, dy Kupa të Botës për Klube. Me Spanjën ai fitoi dy kampionate evropiane dhe një botëror.

Kontrata me Barcelonën është nënshkruar deri në vitin 2024. Xavi, i cili largohet nga pankina e Al-Sadd në Katar (me të cilin kishte kontratë deri në vitin 2023), pritet të shtunën në Barcelonë dhe do të prezantohet të hënën në Camp Nou.

“Ne do të punojmë në maksimum. Jemi Barcelona, jemi në klubin më të mirë në botë dhe klubi më i mirë në botë duhet të fitojë, nuk mund të barazosh apo humbësh”, tha Xavi në aeroportin e Dohas para se të nisej për në Barcelonë, sipas asaj që bën të ditur ‘Mundo Deportivo’ – Do të përpiqemi t’i bëjmë lojtarët të lumtur dhe të kënaqur. Duhet të punojmë shumë dhe me synimin për të fituar. Jam shumë pozitiv dhe do më duhet të punoj shumë që gjërat të funksionojnë.” Në Instagram ish-mesfushori ka shkruar: “Camp Nou ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Tifozët e Barcelonës janë njerëzit e mi. Barcelona është klubi që dua. Dhe tani jam kthyer në shtëpi.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *