• |
ide | kryesore

Ballkani i hapur/ Tre pikat ku Albin Kurti e kundërshton Ramën

-Instant, Kryesore



“Unë nuk jam në mesin e atyre liderve që besojnë në vetmjaftueshmërinë e Ballkanit”. Kështu ka thënë në një intervistë të gjatë për Deutsche Welle, kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke iu përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë  gazetarit Bekim Shehu i cili e pyeti: “Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duket shumë këmbëngulës në këtë ide. Pse jeni kaq kategorik, kundër “Open Balkan”?

Ndërsa homologu i tij shqiptar e mbrojti në një bashëkbisedim me DW nismën e Ballkanit të hapur (lexoje këtu), madje duke ironizuar se ai nuk ka degë të partissë socialiste në Kosovë për të ndikuar atje në vendimet që do të merren, Kurti ka renditur disa shkaqe se përse ai është kundër projektit Vuçiç-Rama.

E para, Kosova nuk trajtohet njësoj si Shqipëria. Ndonëse Albin Kurti ka shprehur gjithnjë mendimin se Tirana dhe Prishtina duhet ti rakordojnë qëndrimet e tyre kur të flasin në arenën ndërkombëtare, Rama nuk është i këtij mendimi dhe ka shkuar përpara në nismën e tij me Beogradin. Por Kurti mendon se të dyja vendet nuk trajtohen njësoj nga Serbia dhe kjo asimetri ia bën të vështirë kosovarëve të përkrahin idenë e një Ballkani të hapur. ” Ka një dallim themelor në këtë situatë meqenëse Serbia e pranon Shqipërinë si shtet, por nuk e pranon Kosovën dhe ky mospranim i Kosovës nga ana e Serbisë kthehet në diskriminim gjithandej për qytetarët tanë. Pra ndërsa një qytetar i Shqipërisë mund të udhëtojë me pasaportë në Serbi, kjo nuk vlen për një qytetar të Kosovës meqenëse neve nuk na pranohen dokumentet tona në Serbi”.  Dhë pikërisht për këtë fakt Kurti mendon se për të pasur paqe dhe bashkëpunim në Ballkani, së pari duhet të ndryshojë Serbia. Ai i hedh edhe një kunjë ramës kur thotë: “Nëse ne bashkëpunojmë me një Serbi, e cila nuk po ndryshon, kjo nuk do ta ndihmojë ndryshimin e Serbisë, përkundrazi inkurajimin e saj”.

E dyta, jo të hapur për kinën dhe Rusinë. Ndryshe nga Rama që e sheh Ballkanin e hapur si një mundësi më të mirë për qytetarët dhe ekonomitë e këtyre vendeve, Albin Kurti dyshon se hapja e kufijve dhe tregjeve në Ballkan është një çelje dyersh për Kinën dhe Rusinë në rajon. Përmes Serbisë, në ekonominë e saj i ka prezente dhe Moskën dhe Pekinin ato do të depërtonin më kollaj në një rajon pa kufij. Kurti thotë se vendet e Ballkanit perendimor nuk duhet të jenë “të hapur për Federatën Ruse dhe Kinën. Në një farë mënyre kur thuhet i hapur, nga pikëpamja e Serbisë synohet që ashtu siҫ Serbia është e hapur për Federaten Ruse dhe Kinën, të bëhen edhe të tjerët në Ballkanin Perendimor. Ne kundërshtojmë një tendencë të tillë…” i ka thënë ai DW.

E treta, jo pa Europën. Qeveria e Kosovës ka adaptuar një qasje që shkon paralel edhe me qëndrimet që kanë mbajtur kancelarja Merkel dhe presidentja e BE Ursula Von der Leyen, për të mos i mbivendeosur një marëdhënie tjetër procesit gjithpërfshirës të Berlinit, që ka në thelb bashkëpunimin rajonal me mbikqyrje të Brukselit.  “Unë nuk i preferoj iniciativat që nuk i kanë brenda dhe tërë kohën Bashkimin Evropian. Ne i pamë në Berograd tri shtete, tre përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perendimor, mirëpo aty nuk qe askush nga Bashkimi Evropian. Ne e mbështesim procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal që ka dalë nga procesi i Berlinit e për të cilin nevojiten padyshim liritë e qarkullimit dhe kualifikimeve dhe të njohjes së diplomave profesionale e akademike, por është serish Serbia që nuk po e pranon një gjë të tillë për Kosovën” ka thënë Kurti duke shtuar: “edhe personalisht si orientim politik dhe si ndjeshmëri kulturore, nuk jam në mesin e atyre liderve që besojnë në vetmjaftueshmërinë e Ballkanit. Po e ritheksoj që Evropa është kontinenti ynë, ndërsa Bashkimi Evropian është fati ynë”.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Jo me kinen e russine thote ky bolja, po gjermanija eshte partneri kryesor i kines edhe i russise o loqe, se eshte e afte serbia te pi gji nga te gjithe sdo thot se sbejn cicat, por bohu i zoti edhe kap nai gji edhe ti o bolino

  2. YMER GELBAZA KY DHE FRROK CUPI PO I VJEDHIN FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE PO SHKOJN PO MASTUBOJN NE ZYRE TE EDI RAMES thotë:

    EDI RAMA JA KA VENE NE DISPOZICION ALEXANDER VUCIC YMER GELBAZA KELLIREN PER TJA FUTUR KARIN NE BYTH VUCICIT DHE PER TE OFENDUAR DHE SULMUAR VJOSA OSMANIN DHE ALBIN KURTIN

  3. Disavantazhet:
    Prodhimi shqiptar do të mbytet nga mallrat serbe të subvencionuara, sepse me marrëveshjet e nënshkruara vendi ynë nuk lejohet të bëjë politika mbrojtëse doganore e tatimore! Pra, do të kthehet koha e viteve të para 1990, kur fshatarët shqiptar prenë për dru pemtoret, sepse mollët vinin me lire nga Greqia e Maqedonia, sesa të kultivoheshin në Shqipëri!
    Infrastruktura shqiptare do të shfrytëzohet falas nga biznesi dhe transporti i Serbisë. Po kështu portet dhe gjithçka tjetër. Në vend që të përfitohen të ardhura nga pozicioni gjeografik që kemi, Open Balkan do ta privojë vendin tonë nga ky përfitim.
    Serbët e përmes tyre rusët do të blejnë pasuritë e patundshme të shqiptarëve në vendin e Shqiponjave! Dhe pas një ose dy dekadash shqiptarët do të shndërrohen shërbëtorët e serbëve dhe rusëve.
    Do të përhapet proteksionizmi ekonomik e politik rus dhe serb në territorin e Shqipërisë. Vendi do izolohet e investimet do te sillen rreth oligarkëve të këtyre dy kombeve.
    Rusia e Serbia me prezencën e tyre në Shqipëri do të krijojnë rrjetet e shoqatave dhe organizatave të fshehta e të hapura, të cilat do të na bëjnë ta harrojmë Shoqërinë e Hapur të Georg Sorosit.
    Politika do të ushqehet me marioneta të pafund në shërbim të interesave serbe e ruse në vendin tonë dhe në Ballkan!

    Kosova do të izolohet ekonomikisht dhe politikisht. Këtë e paralajmëroi edhe kryeministri i Shqipërisë nga Beogradi, kur tha se do te vini në kufijtë e shteteve të Open Balkan dhe nuk do t’ua hapim derën.
    Kosova do të izolohet nga pikëpamja diplomatike, sepse diplomacia e Shqipërisë i është bashkuar tashmë diplomacisë serbe kundër Kosovës, së paku nga orientimi i politikave qeveritare.
    Kosova do të jetë e kërcënuar si shtet në përpjekje për njohjen e saj, sepse marrëdhënien e mirë me Shqipërinë Serbia do ta përdorë si “argument” për ta fajësuar atë në aventurat kundër saj.
    Porti i Shëngjinit, i premtuar për Kosovën, do të shkojë në shërbim të Serbisë. Rruga e Kombit, e konsideruar si rrugë e bashkimit kombëtar, do të shërbejë si rruge e bashkimit të Shqipërisë me Serbinë, duke injoruar Kosovën.
    Do të rriten konfliktet midis Kosovës dhe Serbisë dhe Shqipëria ose do të duhet të jetë asnjanëse në këtë konflikt, ose të mbajë anën e Serbisë. Kjo do të çojë në përçarje kombëtare, çka tashmë është arritur me Edi Ramën kryeministër. Përçarja e shqiptarëve ka qenë dhe mbetet strategjia kryesore e Serbisë. Open Balkan e realizon këtë.
    Nëse Kosova bëhet pjesë e Open Balkan, atëherë Serbia do ta ketë më të lehtë ta zhbëje atë si shtet! Open Balkani ka për synim rikthimin e Kosovës nën sovranitetin e Serbisë.
    Open Balkan ka për synim gjithashtu rikthimin e Malit të Zi nën sovranitetin serb. Ndoshta Beogradi mund të pranojë fillimisht rikrijimin e një federate me Kosovën dhe Malin e Zi pjesë të saj, por pa të drejtë shkëputje. Me pas qëllimi është që edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina të bëhen pjesë e kësaj federate. Atëherë do të ketë marrë fund edhe sovraniteti i Shqipërisë, Kosovës dhe shteteve shy-sem shqiptare në Ballkan!

  4. Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker

  5. I botuan faturën e kafes në Milano, Gjekmarkaj i PD shpërthen për Saliun dhe Shkëlzenin: U pasuruat me vdekjen e të tjerëve, hoteli juaj 12 mijë USD nata, festuat me 70 mijë euro fishekzjarre”

  6. Spiune dhe tradhtar ne ate foton djathtas. Po i fusin nga i gisht ne prapanice Albanjes. Fundja mire tja bojn se e merito. Mas shitjes se jugut te greku e turku.

  7. dy muaj nga Foltorja e parë, kemi parë që të vetmit njerëz që shprehen, janë përrenjtë psiqikë të problematikëve të mllefosur, apo tifozë të “sëmurë” të doktorit, që gjithsesi do t’i qëndrojnë gjatë besnikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *