• |
ide | kryesore

Edhe vendi i tretë në rrezik: pesë të padisponueshëm për ndeshjen me Andorran

-Instant, F1, Sport



Sikur të mos mjaftonin Gjimshiti e Abrashi, kuqezinjtë humbasin pjesë të tjera të rëndësishme për ndeshjen e fundit kualifikuese drejt Katar 2022 me Andorran. Në Wembley Keidi Bare, doli i dëmtuar në një kontrast loje që në minutën e 5, duke dalë menjëherë nga fusha dhe e ndoqi jo shumë larg në kohë edhe Kumbulla, edhe ai i ndalur nga problemet muskulare. Kështu, një repart difensiv krejtësisht për tu improvizuar e madje me lojtarë që nuk luajnë rregullisht në ekipet e veta si Veseli, Mihaj apo Dermaku.

Situata është bërë edhe më e vështirë me kartonat e verdhë për Gjasulën e Cikalleshin, që kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe do të jenë të skualifikuar për ndeshjen kundër andorranëve. Në anën tjetër mban pezull gjithë ambjentin kuqezi edhe gjendja e Armando Brojës, që sfidën me Anglinë e pa nga tribuna dhe vështirë se mund tia dalë të jetë të paktën nga fillimi në ndeshjen e së hënës, duke bërë që ofensiva e Shqipërisë ti besohej Uzunit e Balajt, me Cekicin e Roshin që mund të japin kontributin e tyre, për të ruajtur të paktën vendin e tretë në Grupin I në këto kualifikuese.

Asgjë nuk shkoi si shpresonte Edoardo Reja, në 5-0 e pësuar nga Angli, që jo vetëm i humbën përfundimisht vendin e dytë, por favori që pretendonim nga Hungaria, në ndeshjen e fundit me Poloninë, rrezikon të na kthehet në boomerang e të na bëjë të humbasim edhe vendin e tretë, nëse bëjmë figurë të keqe edhe me Andorran.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *