• |
ide | kryesore

Video/ “Ankoheni se u mundëm 5-0 nga Anglia, ata janë përbindësha”: Reja justifikon dramën e Wembley dhe shpjegon çështjen Broja

-Instant, F1, Sport, Video



“Është e qartë që pas 5-0 morali nuk është ndër më të mirë se mendohej se mund të bënim më mirë. Por duhet të mendojmë që u mundëm nga Anglia, e cila ka një nga kombëtaret më të mira të historisë së Anglisë, për vlerat individuale, duke marrë në konsideratë edhe pankinën e një niveli të lartë. Ndaj nesh bënë një ndeshje të motivuar,agresivë. Kemi folur me djemtë”. Edoardo Reja e nis nga disfata me Anglinë që ka krijuar një gjendje vegjetative të kombëtares, nga e cila tekniku italian kërkon ta shkundë, në vigjilje të ndeshjes së fundit të fushatës kualifikuese për Botërorin 2022, kundër Andorras. Nuk ka justifikim për performancën me kombëtaren e Southagte, edhe pse Reja nuk do ta bëjë dramë, atë që për shumë në fakt ishte katastrofë: “Ne kemi luajtur kundër 4 lojtarëve titullarë të Mançester Junajtid, 4 te Çelsi, 3 të Totenhem. Ata që ishin në pankinë e hynë me vonë janë titullarë në çdo ekip tjetër. Kanë një ekip në stol që janë titullarë në skuadra të tjera. 5-0 i vjen keq të gjithëve, por është normale të mundesh nga Anglia. Merrni në konsideratë faktin që ishim në momentin më të keq, se kishim lojtarë më dëmtime, apo që nuk luanin së fundmi në klubet e tyre. Ne u paraqitëm me një skuadër jo në 100%, por ata po. Për ta ishte ndeshje vendimtare, deshën të fitonin me çdo kusht, na sulmuan, për 15 minuta shihej diferenca mes ekipeve. Këto janë njerëz me aftësi të jashtëzakonshme, janë lojtarë që me këtë ekip mund të fitojnë Botërorin. Dhe na kritikojmë se humbëm 5-0? Qartësisht na vjen keq se mendojmë se mund të bëjmë më mirë, pro këto janë përbindësha”.

Vëmendje tani është e gjitha të hënën me Andorras, aty ku shtatë lojtarë do të mungojnë për shkak dëmtimi e skualifikimi. Në këtë situatë, kuqezinjtë kanë nevojë për një fitore për të mos rrezikuar vendin e tretë, nëse Hungaria shkon të fitojë në Varshavë kundër Polonisë: “Kemi punuar për të ardhmen. Ndonjë vështirësi e kemi, se kam 10 lojtarë që mungojnë – tha Reja -. Por nuk mund të shohim atë që ka ndodhur. Unë kam një grup lojtarësh dhe duhet të shfrytëzoj në maksimum ata që kam dhe duhet të hedh në fushë ekipin me të motivuar dhe që ka gjendje fizike, do të jenë në fushë shumë lojtarë që nuk kanë luajtur me Anglinë, duhet gjetur edhe rreshtimi i duhur. Duhet të kemi inteligjencën dhe agresivitetin e duhur, të mos rrezikojmë gjë dhe të kemi durim. Nëse do të ketë komplikime, duhet të mundohemi të evitojmë këto situata. Ne kemi nevojë të bëjmë një ndeshje të mirë, por sidomos rezultat dhe do të mundohemi në të gjitha mënyrat për ta arritur”.

Në fund edhe një sqarim për cështjen Broja, me sulmuesin që përfundoi në tribunë në Wembley dhe që nuk mbërriti me kombëtaren në Tiranë për ndeshjen e fundit, duke qendruar në Angli. U duk se mes palëve pati një thyerje, por tekniku 76 vjecar shpejton të shpjegojë: “Ne e kemi lënë në shtëpi, nuk erdhi këtu se u kurua meqë kishte probleme me kaviljen. Salihi shkoi ta shihte në ndeshjen e fundit dhe kishte këtë problem. Folën mjekët e dy palëve dhe u tha që ishte ky problem. Erdhi me ne dhe ishte pak më mirë. Shpresoja ta përdorja me Andorrën, por ai dhe klubi kërkuan që të kurohej e të ishte gati për ndeshjen tjetër. Ishte i dëmtuar se kishte probleme me kaviljen, nuk ka asgjë tjetër”, përfundoi Reja.

https://www.youtube.com/watch?v=g2QlejdNtLo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *