• |
ide | kryesore

Xhafaj kritika qeverisë/ Pas dy vitesh SPAK ende pa zyra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Xhafaj



Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj ishte kritik në fjalën e tij në Kuvend sa i takon pritshmërive që ka ndaj qeverisë për buxhetimin e institucioneve të reja të drejtësisë por edhe vetë sistemit dhe punës nga drejtësia e re për qytetarët.

Duke folur për projekt buxhetin për vitin 2022, Xhafaj tha se u jep zgjidhje pjesës dërrmuese të kërkesave për mirëfuksionimin e sistemit dhe institucioneve të drejtësisëë.

“Le të shpresojmë që kjo të ndihmojë që të shohim rezultate më të mira se sa ato që kemi parë tani”, tha Xhafaj.

Por Xhafaj theksoi se buxhetimi për institucionet e drejtësisë dhe sigurisë s’mund të jetë i ngjashëm me programimin rutinor të institucioneve në varësi të ekzekutivit.

“E papranueshme që kur kanë kaluar mbi dy vjet nga puna e SPAK sot ende flitet për mungesë zyrash për prokurorët dhe hetuesit e BKH. Ca më keq akoma që ende s’qenkan zgjidhur mosmarrëveshjet për fondet buxhetore për oficerët e policisë gjyqësore të BKH, që ndoshta është një nga arsyet pse sot flitet për mbingaresë

Asnjë angazhim për fonde shtesë për shkollën e magjistraturës. Përgjigja është që do e rishohim në ndryshimet e buxhdetit në mesin e vitit. E njëjta qasja për një premtim shumëvjecar nga ana e qeverisë sonë dhe që lidhet me kushtet e punës së gjykatës së lartë. Mjediset aktuale aty janë në gjendjen më të keqe të mundshme për të përballuar volumin e jashtëzakonshëm të punës.

E përsëri nuk gjendet një fond për hartimin e projektit të ndërtimit për gjykatën e re.

Nga ana tjetër s’mund ta kuptoj dot se si per 30 oficerë të policisë gjyqësore në kushtet e mbingarkesës së punës në prokurori atyre u duhet të presin 3 vjet tu plotësohet kjo kërkese apo për një ndërhyrje të thjeshtë në kuadrin ligjor prokuroritë duhet të vijjë odisenë e pagesave për shërbime që marrin nga institucioenve të tjera.

Një absurditet i papraneushëm në qasjen ndaj këyre problematikave dhe raportet me institucionet e reja të pushtetit të pavarur të drejtësisë”, tha Xhafaj.

Deputeti socialist kishte një mesazh të fortë për prokurorët dhe gjyqtarët teksa tha se janë sot njerëzit më të paguar të këtij vendi pikërisht nga taksat e qytetarëve që presin më shumë drejtësi.

“Dua të jem shumë i drejtpërdrejtë me drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë. Njerëzit e këtij sistemi prokurorët e gjyqtaret por dhe ekipet e këshillave drejtuese dhe stafeve drejtuese, duhet të kuptojnë shumë më mirë se deri më sot, përgjegjësinë e tyre ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.

E ritheksoj dhe dua ta ridëgjojnë që mos e harrojnë, ata janë sot njerëzit më të paguar në këtë vend.

Krahas garancive për pavarësinë e plorë vendimarrëse dhe funksionale kjo është një nga risitë kryesore të reformës në drejtësi.

Një zgjidhje shumë e drejtë për misonin e përgjdegjësinë që kanë për shtetin e të drejtësi, nuk janë dhuratë e askujt, janë para investim nga taksat e qytetarëve të këtij vendi që ende kanë pritshëmri të larta nga sistemi i ri i drejtësisë.

Me shpresën për më shumë përgjegjshmëri për më shumë transparencë dhe më shumë rezultate konkrete në dhënie drejtësie në shërbimet ndaj qytetarëve, në luftën kundër krimit të organizuar dhe vecanëruisht pandëshkueshmërisë korruptive në nivele të larta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *