• |
ide | kryesore

“Kontrata është e dy anshme, mund të largohet vetë”: Duka konfirmon trajnerin…deri në fund të kontratës dhe cilëson Vatën skandaloz

-Instant, F1, Sport

“Në futboll edhe finalisti dhe fituesi i kupës së Botës nuk merr notën 10, vlerësimet janë subjektivet, nga 1-10 do t’i vendosja 8”. Me këtë konstatim presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka ka dhënë vlerësimin e tij për fushatën kualfikuese të Shqipërisë drejt Botërorit 2022, duke i paraprirë edhe cështjes së trajnerit, që ishte edhe motivi më i madh pse numri 1 i futbollit shqiptar doli në konferencë për shtyp. “Ekipi Kombëtar ka grumbulluar 18 pikë si asnjëherë tjetër, ka pasur paraqitje pozitive – vazhdoi shpjegimin Duka -. Ka rinovuar ekipin dhe është premtues për të ardhmen. I gjithë ekipi nga drejtuesit e departamentit në FSHF deri te futbollistët dhe trajneri dhe stafi teknik për mendimin tim kanë bërë një punë të kënaqshme dhe e kanë arritur objektivin. Është luftuar për të qenë në Botëror, ishim shumë afër. Mund të kishim arritur, në ndeshjen ndaj Polonisë nuk kishim fat, kishim mungesa dhe nuk arritëm që të ishim në Play-Off të Botërorit.”


Edoardo Reja, ashtu si parashikohej do të vazhdojë të jetë trajneri i Shqipërisë, ashtu si ishte planifikuar që në fillim për të tentuar kualifikimin në Euro 2024. Tekniku italian është pjesë thelbësore e një projekti të nisur që ka përfshirë të gjitha nivelet e kombëtareve:
“Trajneri dhe stafi dhe që ne e kemi filluar një projekt. Reja është krye trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamentet e FSHF-së. Ne kemi projekt me të gjithë që kanë nisur punë te stafi teknik i Rejës”, nisi shpjegimin Duka, që bëri edhe llogaritë: “Në 16 dhjetor hidhet shorti Ligës së Kombeve, ndeshjet zhvillohen në qershor dhe shtator, kontrata e trajnerit përfundon në nëntor. Kontrata është marrëdhënie e dy anshme, nuk mund ta them vetëm unë, se ai mund të deklarojë vetë nëse do të largohet. Në shtator mbaron Liga e Kombeve dhe në nëntor ka ende kohë. Reja e ka ndihmuar Kombëtaren, ka prodhuar shumë futboll. Ka kënaqur shumë me lojën e bukur.”


Duka ka dashur të sqarojë edhe cështjen e shumëpërfolur Broja, duke iu përgjigjur aludimeve të Vatës si skandaloze: “Është skandal që të përmendet që trajneri i ka thënë Brojës shko tek Udineze. Në asnjë rast nuk ndodh që Edi Reja ti thotë ndonjë lojtari të shkojë te ndonjë klub”. Për grumbullimin në Angli: “Armando Broja nuk ishte prezent në ndeshjen me Anglinë. Nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye se ishte i dëmtuar. U bashkua ekipit në Londër dhe bëri stërvitje individuale, dhe nuk luajti për dyshimin sesi ai ndihej. Janë individët që blejnë grupin dhe duhet të menaxhosh sa më mirë. Pas ndeshjes Broja ka kërkuar që të rikuperohej te Sauthemptoni.”

Në fund edhe tema e rikandimimit si president: “Kur të vendoset që do të zhvillohet Asambleja do ta jap përgjigjen nëse do të kandidoj ose jo. Nuk ka asnjë shoqatë të paregjistruara, janë të gjithë të rregullta. Nuk ka asnjë konflikt interesi për atë që përcakton statuti i FSHF-së” përfundoi Duka.

2 Comments

  1. 6 PIKE vetem nga kembet e Brojes, qe ky plakushi nuk e fuste titullar!!! Vetem me kaq do duhej ti jepej dora plakur Mere. Por kur ke nje republike banditesh dhe nje Federate leshi, qe harxhon kot te ardhurat, nuk ke cfare ben. Hidhu perpjete sa te duash.

    Rra njehere daci ne kos, mos kujtoni se do bjere perseri. Falenderoni serbet qe u treguan trapa, se per te hyre kishit ne Europian!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu