• |
ide | kryesore

Meta tregon momentin kur Basha iu lut “me lot në sy” për anulimin e protestës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Meta iu përgjigj akuzave të Lulzim Bashës për “trekëndëshin e Bermudave”, një akuzë të cilën kreu i PD-së ia drejtoi Berishës, Ramës dhe Metës.


Presidenti tregoi se në qershor të vitit 2019, Lulzim Basha kishte njoftuar një protestë finale në datën 8 qershor, por duke qenë se nuk i kontrollonte më dot demokratët, i ishte lutur Metës me lot në sy të shpallte anulimin e zgjedhjeve.


“Në 2 qershor 2019 mbajti protestën e 7 të saj dhe paralajmëroi një protestë finale në datën 8. Gjuha e urrejtjes tregoi se Shqipëria rrezikonte paqen sociale dhe cënimin e stabilitetit.
Para mitingut të datës 8 Qershor, Lulzim Basha m’u lut me lot në sy që të anullonte protestën që kishte njoftuar vetë, sepse nuk e kontrollonte dot më popullin opozitar dhe për këtë do të ishte përgjegjës” tha Meta duke treguar se takimin me Bashën e kishte pasur në Gjermani dhe ku kreu i PD-së i “ishte ulur në gjunjë”. Pas këtij takimi, Meta njoftoi dekretin e zgjedhjeve të 13 tetorit, që u shpërfill nga socialistët, por i dha mundësi Bashës të qetësonte demokratët dhe të shmangte përplasjet.

Meta tha se pas këtij dekreti, Basha nuk shkoi të regjistrohej për zgjedhjet e 13 Tetorit, megjithëse kishte rënë dakort që zgjedhjet të zhvilloheshin në këtë datë.

8 Comments

  1. thjesht tregove qe je cop muti. nuk ke ber dekuren kushtetuese te presdentit po ke ber opoziten. ke qen presidenti me i keq e ka pas shqiperia. nuk ke qen asnjeher mbi palet dhe ke qen ne konflikt te hapur interesi duke patur grun kryetare opozite. ju jeni copa mafjozesh, neser ke per ta lepir prap ate qe peshtyve, sic ke ber gjith keto vite. thjesht neverites.

  2. ik o Mete se ste do me njeri. as Saliu sdo me te pas afer, se ka frik se mmos “non-grata” e vet ngatarrohet me “non-grata”-n tende, imagjino te tjeret.

  3. sufllaqet e bq te bashkise jane bere bashke me sufllaqet e bq-ve te shqupit.
    Lulush je legenos komplet vetem lali fiku ta kalo me pak distance

  4. Qimi ah qimi. Keta demokratet si ka dash njeri as ne 92’ ne dac me dite. Ishte urdher nga Usa qe ju tha komunisteve ikni se na cate karin dhe ata u zbythen.
    Problemi nuk qendron me komunistat e atehershem por me ata te sotmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu