• |
ide | kryesore

Video/ Inter një hap larg kualifikimit pas 10 vjetësh, Ajax me pikë të plota: dygolëshat vendosin dy ndeshjet e para

-Instant, F1, Sport, Video



Interi ka mposhtur 2-0 Shakhtar Donetsk dhe gjendet një hap larg kualifikimit për në 1/8 e Champions League. Zikaltrit në San Siro dominuan që në minutat e para, shpërdoruan shumë, por në fund triumfuan me dygolëshin e Dzekos (61′ dhe 67′). Për zikaltrit do të mjaftojë që Sherifi të mos mposhtë Real Madridin për të kaluar. Ajax në anën tjetër mbetet me pikë të plota pas 1-2 në Turqi kundër Besiktas. Edhe aty vendosi një dygolësh, ai i Haller.

GRUPI C
Haller konfirmon veten si sulmuesi surprizë i këtij edicioni të Champions League. Lojtari nga Bregu i Fildishtë shënoi një dygolësh në Stamboll dhe shtyu Ajaxin e tij në 2-1 me përmbysje kundër Besiktas, të mbetet me pikë të plota, i sigurtë në vendin e parë. Haller ngjitet në kuotën e nëntë golave duke arritur Leëandoëskin në krye të golashënuesve më të mirë. Turqit kaluan në avantazh në minutën e 22-të me penalltinë e Ghezzal, holandezët parakaluan në pjesën e dytë dhe qëndruan në pikë të plota, duke fituar grupin dhe duke eliminuar kundërshtarët.

GRUPI D
Interi nuk dështon në provën e zjarrit dhe pas fitores ndaj Napolit, ia doli mbanë edhe mallkimit të Shakhtarit. Një dygolësh nga Dzeko vendosi sfidën në pjesën e dytë, kur fantazma e të katërtit 0-0 radhazi mes dy skuadrave (në tre të mëparshmet, 66 goditje në total, nga të cilat 43 të zikaltërve) bëri të mendohet për një tjetër komplikim të pamenduar. Në pjesën e parë skuadra e Inzaghit shpenzoi sërisht të paimagjinueshmen. E ndërkohë, Interi fitoi dhe bindi dhe për të arritur në 1/8 e Ligës së Kampionëve – që mungojnë prej dhjetë vitesh – do të mjaftojë që Reali të mos humbasë në shtëpinë e Sherifit.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *