• |
ide | kryesore

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Prokuroria ngre akuzën për vrasje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedimin penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë në ambientet e një hoteli në Qerret. Deri më tani, sipas Prokurorisë nuk ka ende asnjë të akuzuar zyrtarisht.

Fillimisht, për ngjarjen e ndodhur më 17 tetor, prokuroria e regjistroi hetimin për veprën penale të “vrasjes”, por mesa duket tashmë diçka ka ndryshuar.

Viktima të kësaj ngjarjeje janë Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov. Shtetasit rusë gjetën vdekjen në ambientet e pishinës dimërore të hotelit dhe jo në sauna, siç u raportua në fillim.

Një nga dyshimet kryesore ka qenë përqendrimi i klorit shumë i lartë duke bërë që ata të asfiksohen dhe të gjejnë vdekjen. Prokuroria po heton dhe mundësinë e helmimit të tyre.

Një ditë para mbërritjes në Shqipëri ata kishin drekuar në Maqedoninë e Veriut. Grupi hetimor ka marrë kampionët e ujit dhe të klorit të përdorur në pishinë. Gjithashtu është matur cilësia e ajrit nga ekspertët. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *