• |
ide | kryesore

Aprovohet, Ragnick merr ‘lejen’ për të drejtuar United: ëndërron tridhëmbëshin Haaland-CR7-Werner

-Instant, Sport



Ralf Rangnick ëndërron për një Manchester United të madh: sipas Bild ai dëshiron të mbështetet në një tridhëmbësh ëndërrash, duke i bashkuar si Haaland ashtu edhe Werner portugezit Cristiano Ronaldo. Norvegjezi është në vëmendjen e shumë klubeve kryesore, por raporti i krijuar që nga kohët e Leipzig është një asist për Djajtë e Kuq. Werner, nga ana tjetër, do të ishte jashtë planeve të Chelsea. Paratë për të financuar blerjen e dyfishtë tekniku mendon ti krijojë nga largime të rëndësishme si ato të Cavanit, Rashford, Martial dhe Greenwood.

Ëndërrat e Rangnick kanë nisur sapo i është dhënë leja e nevojshme e punës për të filluar mandatin e tij të përkohshëm si trajner i Manchester United. 63-vjeçari gjerman do të prezantohet të premten dhe do të marrë komandën e skuadrës për herë të parë në ndeshjen e së dielës në Premier League kundër Crystal Palace. United njoftoi të hënën punësimin e Rangnick deri në fund të sezonit. Më vonë ai do të marrë rolin e këshilltarit të klubit. Rangnick, në të shkuarën pranë Milanit, ka lënë rolin e tij menaxherial në klubin rus Lokomotiv Moscow, për të marrë pankinën e United që, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer më 21 nëntor i ishte besuar përkohësisht Michael Carrick.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *