• |
ide | kryesore

Video/ Driblim e me të jashtmen në rrjetë: komentatori e quan Armando Brojan “little Cruyff”

-Instant, F1, Sport, Video



Goli i tretë në Premier League dhe është një gol autori. Armando Broja tërheq Southampton dhe i jep teknikut të tij mesazh përmes golash. Sulmuesi i kombëtares godet sa herë thirret në cështje e këtë herë, i nisur titullar i ka dhënë avantazhin Southampton 1-0 përballë Brighton, duke shënuar në minutën e 29 të ndeshjes. Megjithatë, bardhekuqtë u ndëshkuan në minutën e 98 nga goli i Maupay.

Shkodrani përfitoi duke marrë topin pranë zonës kundërshtare dhe pasi shmangu në mënyrë brilante, me një briblim në zonë mbrojtësin në markaturë, me të jashtme e dërgoi topin pas shpinës së portierit. Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në kampionatin anglez në këtë sezon. Elozhet për sulmuesin e kombëtares nuk kanë të mbaruar, aq sa komentatori e ka quajtur “Little Cruyff” (Krojfi i vogël).



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *