• |
ide | kryesore

Video/ Haaland nuk mjafton, Bayern vendos dikatin në Bundesligë me dygolëshin e Lewandowskit

-Instant, Sport, Video



Bayern Mynih triumfoi në ndeshjen e madhe të javës së 14 të Bundesligës dhe shkëputet në krye të kampionatit: të besuarit e Nagelsmann mposhtën 3-2 Borussia Dortmund me një dygolësh të Lewandowskit (penalltia ishte vendimtare në minutën e 77-të) dhe shkuan në + 4. Në sfidat e tjera, Bayer Leverkusen shkatërroi Furthin 7-1 me pokerin e Schick. Hoffenheim fiton 3-2 ndaj Eintracht, dhe Mainz 3-0 përballë Wolfsburg. Gjithcka mirë për Bochum në Augsburg, ndahen në barazim Arminia-Këln.

Bayern Mynih fitoi ndeshjen e madhe të Bundesligës kundër Borussia Dortmundit me një rezultat emocionues 3-2 dhe shtrin epërsinë në kampionatin gjerman. Në Iduna Park ndeshja ishte emocionuese që në fillim. Pas vetëm 5 minutash Brandt kaloi Davis me një tunel dhe sigloi avantazhin e verdhezinjve. Megjithatë, pas vetëm 4 minutash, Hummels goditi Müller në tentativë për të larguar topin, duke e lejuar atë të nisë në kundërsulm dhe t’i shërbejë Leëandoëskit topin e barazimit 1-1. Bayern përmbysi gjithcka në minutën e 44 me Coman, i aftë ta dërgojë topin në rrjetë i ndihmuar edhe nga një devijim.


Borussia u kthye nga dhomat e zhveshjes me indinjatën e duhur dhe menjëherë barazoi me Haaland, perfekt në goditjen në këndin e djathtë të Neuer. Pesëmbëdhjetë minuta nga fundi erdhi episodi që vendosi ndeshjen: Hummels preku me krah topin në zhvillimet e një goditje këndi e arbitri akordoi penalltinë me ndihmën e Var. Nga pika e bardhë Lewandowski mposhti Kobelin (i cili e preku por nuk devijoi dot) dhe shënoi 3-2 vendimtar.

Bundesliga Germany
Arminia Bielefeld 1-1 FC Cologne
Augsburg 2-3 Bochum
Bayer Leverkusen 7-1 Greuther Furth
Hoffenheim 3-2 Eintracht Frankfurt
Mainz 3-0 Wolfsburg
Borussia Dortmund 2-3 Bayern Munich



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *