• |
ide | kryesore

1 vit nga vrasja, ndizen qirinj te Ministria e Brendshme për Klodian Rashën (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë kaluar një vit nga vrasja e Klodian Rashës, 25-vjeçarit, që u vra shumë pranë banesës së tij nga efektivi Nevaldo Hajdaraj. Qytetarët kanë zhvilluar homazhe ditën e sotme në nderim të tij. Në fotot e siguruara nga LSA, shihet se si ata kanë vendosur pankarta ku shfaqet portreti i Rashës, si dhe kanë ndezur qirinj, pranë Ministrisë së Brendshme.

“E vrau diktatura”, thuhet në një nga pankartat, ndërsa në një tjetër shkruhet: “Virusi nuk del pas orës 23:00”, duke iu referuar këtu arsyes se përse i riu u kërkua nga policia që të ndalonte. Sakaq, vlen të përmendet se efektivi Nevaldo Hajdaraj është dënuar me 10 vite burg, pasi përfitoi dënim të shkurtuar sepse pranoi fajin e krimin e bërë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *