• |
ide | kryesore

FOTO/ 1 vit nga vrasja e Klodian Rashës, ç’po ndodh te Ministria e Brendshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



U shënua sot 1 vit nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Në atë kohë gjarja e rëndë tronditi vendin duke sjellë protesta të dhunshme që zgjatën gati një javë dhe që pasuan me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Dhjetëra qytetarë kanë kryer sot homazhe te Ministria e Brendshme, duke vendosur foto të të ndjerit dhe duke ndezur qirinj në kujtim të tij.

“E vrau diktatura” – shkruhet në një nga pankartat e protestuesve, ndërsa në një tjetër shkruhet: “Virusi nuk del pas orës 23:00”. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Tani Margarita, Miltua dhe disa personazhe të frikësuar kanë ikur nga kjo botë, të tmerruar nga Sali Berisha. Aty ku janë nuk shikojnë më gjë.

    Sot shikojmë vetëm fytyrën e ndyrë të një përndjekësi të diktaturës, me pengun që ata njerëz nuk i çliruam dot nga frika prej Sali Berishës.

    Pra, historia e rëndë është se 20 vjet pas rënies së komunzimit, ata kishin ende frikë Sali Berishën si sekretar partie dhe si kryeministër.Po salihu dhe likja ku jane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *