• |
ide | kryesore

Media e Baton Haxhiut nxjerr me emra ata të cilët Rama mund ti kundërvëre Erion Veliajt

-Instant, Të fundit



A do ti japë Rama Veliajt një mandat të tretë? Kjo pyetje që gëlon kudo në rradhët e socialistëve është shtruar sot edhe nga Albanian Post, media që drejton gazetari dhe analisti Baton Haxhiu. Në fakt, për shumëkënd nga radhët e Rilindjes Veliaj shihet si pasuesi direkt i kryeministrit aktual sepse ai është i vetmi që ka ngritur një pushtet paralel, brenda pushtetit real. Veliaj ka deputetët e tij në parlament, ka njerëzit e tij brenda drejtësisë së re në SPAK dhe gjykata, e mbi të gjitha një pushtet të barabartë me Ramën në media. Në këtë kuptim ai ka zënë radhën për pasardhës. Por talljet e shumta të Ramës në publik, historitë e lopçarit dhe të bojaxhiut i kanë yshtur kundërshtarët e tij të besojnë se kryeministri aktual do ta djegë atë.

Këtë pyetje ka ngritur edhe sot Albanian Post e cila nuk ka nguruar të përmendë edhe emrat e rivalëve. “Koha për një grua në krye të bashkisë – Belinda Balluku?!Koha për një njeri të besuar si Arben Ahmetaj që udhëhoqi rindërtimin në rang kombëtar?!..ka ngritur pikpyetjen Albanian Post (lexoje shkrimin të plotë këtu).

©Lapsi.al



3 Comments

  1. Njesoj jane hajdut, mashtrues, genjeshtare vetem emrat ndryshojne. Te pasur ne Xhepa e te varfer shume te varfer ne shpirt e ne Tru. Por ketyre aq ju ben mjafton qe te mbushin Xhepa sa me shume. Neser mund te gdhihen me te pasur Musc, Bill Geist etj.por prap te varfer do te mbeten ne shpirt e Tru. Inteligjenca è zgjuarsia nuk blihet po te ben te pasur ndershmerisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *