• |
ide | kryesore

Osimhen, rikuperim i pabesueshëm: mjekët japin aprovimin të stërvitet në fushë

-Instant, Sport



Victor Osimhen po djeg të gjitha kohët e rikuperimit të parashikuara fillimisht nga mjekët pas kontrolleve të bëra, pas dëmtimit të rëndë që pësoi sulmuesi. Vetëm 15 ditë pas operacionit në sy dhe në mollëz, të shkaktuar nga dëmtimi i tmerrshëm i pësuar ndaj Interit, ai tashmë është kthyer në fushë për tu stërvitur. Një rikuperim në kohë rekord pasi prognoza fillestare ishte 90 ditë. Tashmë sulmuesi nigerian, pas vizitës së kontrollit, ka nisur të vrapojë dhe po kryen një stërvitje të personalizuar me topin, siç e tregon edhe fotoja e postuar në rrjetet sociale nga Napoli. Rruga për ta parë atë në ndeshje, kërkon akoma kohë, por sulmuesi i të kaltërve dëshiron t’i befasojë të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *