• |
ide | kryesore

Reagon Komisioni i Rithemelimit të PD: Çdo vendim i Bashës është nul

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Rithemelimit ka reaguar sërish pas tentativës së deputetit Lulzim Basha për të mbledhur Këshillin Kombëtar, të cilin anëtarët e bojkotuan.

Përmes një deklarate për mediat, Komisioni me 29 anëtarë për Rithemelimin e PD bën të ditur se prej ditës së djeshme Lulzim Basha është shkarkuar nga kryetar i PD dhe ka humbur çdo funksion përveç atij të deputetit.

Vendimet e KK, Komisioni i Rithemelimit i konsideron nul dhe të paligjshme.

“Çdo dokument që mban logon e vjetër të PD, është i pavlefshëm”, thuhet më tej në deklaratë, ku gjithashtu specifikohet se “nga data 11 dhjetor, simbolet dhe logoja e Partisë Demokratike është rikthyer tek origjinali mbi të cilin u hartua para 31 viteve”.

Deklarata

Komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike verën se në një kohë që ka nisur puna për rikthimin e Partisë tek vlerat demokratike, konservatore dhe idealet e dhjetorit 1990-të, persona që pervec humbjes, nuk përfaqësojnë më asgjë në Partinë Demokatike vijojnë të përdorin simbolet godinen dhe disa anetare, me shpresen se do vazhdojne pazaret ne kurriz te demokrateve.

Ju bëjmë me dije se më 4446 vota Kuvendi Kombëtar vendosi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe që prej ditës së djeshme ai ka humbur çdo funksion tjetër përveç atij të deputetit.

Falenderojme shumicen e anetareve te Këshillit Kombëtar qe ju pergjigjen thirrjes se Komisionit te Rithemelimit per te bojkotuar tallavane e deputetit Basha. Ashtu siç dhe e kemi theksuar mbledhja e sotshme është nul, e paligjshme dhe çdo produkt i dalë prej saj është në kundërshtim me frymën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar si organi më lartë i Partisë Demokratike.

Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor me vullnetit e lirë të delegatëve ka miratuar statutin e ri e të Partisë Demokratike i cili është dokumenti themeltar mbi të cilin do të bazohet ringritja e Partisë Demokratike

Bejme me dije, se nga data 11 dhjetor, simbolet dhe logoja e Partisë Demokratike është rikthyer tek origjinali mbi të cilin u hartua para 31 viteve. Nga dje çdo dokument zyrtar i PD që mbart si logon e vjeter është i pavlefshëm.

I kujtojmë antarëve të familjes sonë të përbashkët se, nisma për rithemelimin e Partisë Demokratike është lëvizja më pro amerikane, pro perëndimore dhe pro demokratike që ka ndodhur ndonjëherë në shqipëri pas dhjetorit 1990 pasi ne themel te saj qendrojne vota e lire dhe respekti per statutin e PD si kontrata jone e perbashket me cdo demokrat. Kurre me ne PD nuk do te shiten dhe blihen mandatet e deputeteve! Nga sot e tutje ato do vendosen me transparence te plote nga vota e anetaresise se saj permes primareve.

Nisma për rithemelimin e PD erdhi si domosdoshmëri pas veprimeve të dyshimta dhe korruptive me të cilat ish kryetari i dha oksigjen qeverisë Rama në tetë vite rresht.

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, vijon punën për referendumin e datës 18 dhjetor i cili me votën e anëtarësisë do të certifikoje perfundimisht ndarjen nga humbesi i stazhionuar dhe do ti hapë rrugën një proçesi të ndershëm sipas parimit një antar një votë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

I ftojmë të gjithë antarët e familjes sonë të madhe të punojmë për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më demokratike.

Komisioni për Rithemelimin e PD



19 Comments

  1. Amerika nuk njef as kuvend te Salih Plehu,t as vula qesharake, as vete Salihin Vazhdo o Lyl deri sa te vij radha dhe ty si Salihit Amerika ka dosjet tuaja

  2. Keshtu do vazhdoni per shume koh.
    Mbajini me uj te ngroht militantet.
    Po dhe ata do merziten.. Po pastaj ca behet. Kur ta kuptoni qe basha nuk e leshon. Nuk ka zgjidhje, nuk behet me ajo parti.

    1. Per mua te gjithe jemi qenie njerezore,e nuk eshte faji i asnjerit persa i perket ngjyres.mund te jesh jevg e te jetosh denjesisht ashtu sic mund te jesh lepires per nje sufllaq e ti sherbesh te droguarit e handutit me te madh qe kane njohur keto troje.

  3. entuziazmi i fugshpuarve dhe mediave te rames eshte evident. tregon qarte situaten e deputetitbasha dhe te emeruarve te tij

    na hongshi lulin ju rampjellsa

  4. Vjehrra e Floriana Garos thellon sulmin ndaj Berishës: Mund t’i mashtrosh njerëzit disa herë por jo të gjithë njerëzit për gjithë kohën

    1. Shume e sakte AS. Familja Kellici eshte familje e nderuar tironce dhe ka bere disa krushqi me familje shkodrane. Megjithese edhe po te ishte i komunitetit egjiptian, nuk eshte se ka ndonje gje. Keta qe po shajne Kellicin si “jevg” dhe mbeshtesin USA, harrojne se ne USA jane afro 50% e popullsise me ngjyre,

  5. Na çate karin me ameriken amerika per lufte u do per te mar ndonje thes me dollar dhe flaka ti dal thot u qifsha robet me gjithe usa

  6. Na çate karin me usa per lufte e kosh mbeturinash te duan u kujtohet per armet kimike sirjane ambasadori tha pas keti zhgnjimi do ket pasoja robet megjith usa

  7. Ky është thelbi i frikës Berisha: fajësia e tij për korrupsion. Është i fajshëm, se ka futur duart në shtetin shqiptar; sepse u ka marrë pronarëve të ligjshëm, me anë të bashkëpunëtorëve të tij, deri në 50 përqind të pronës, për t’iu bërë atyre njohjen e pronësisë; se ka shitur interesin kombëtar me para, etj. Dhe kjo është frika e tij, sepse tani ai është i kapur.

  8. A mund te na shpjegoje kush nenin 44 pika 7 te statutit te PD? Sa antare te Keshillit Kombetar te PD duhet te votojne pro masave te propozuara qe vendimi te jete i bazuar ne statut? Me sa duket Basha nuk njeh as statutin e partise qe thote se e drejton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *