• |
ide | kryesore

Berisha akuzë të rëndë Bashës: Kreu akt të ngjashëm me krimin elektoral, ka plaçkitur kartat e anëtarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi se  Lulzim Basha ka kryer akte të ngjashme me krimin elektoral, duke pretenduar se i janë marrë anëtarëve kartat e anëtarësisë dhe nuk i janë dorëzuar. p

“Këtë javë revolucioni ka për detyrë kryesore, referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e Kuvendit të Partisë, të shkarkimit të peng Bashës, apo deputetit Basha. Kjo është fleta. Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin, bazuar në punën e shkëlqyer që ju patë vetë. Po atij komisioni ju besua drejtimi i referendumit. Do të bëjmë gjithçka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësi. Ju informoj se ish-kryetari Basha kryer akte që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten në karta, i ka mbledhur kartat dhe nuk ia kthyer. Kjo është plaçkitje, akt që ngjitet në nivelin e krimit elektoral. I garantoj ata që të gjithë do të votojnë, në mënyrë transparente dhe para mediave. Nuk ka njeri që mund të plaçkitë kartat e anëtarësisë, s’e kisha dëgjuar ndonjëherë.

Pra, ne presim një rezultat të shkëlqyer më datën 18 sikundër ftoj çdo demokrat atë ditë të firmosë aktin madhor të pushtetit dhe vullnetit të partisë me vlerat e reja të lirisë dhe të dënojë me injorim anti-Kuvendin e Shoqatës Basha-Bardhi. Si një nga turpet më të mëdha të historisë së Evropës dhe njerëzimit në rrugën drejt demokracisë. Pres, anëtarët, drejtuesit dhe deputetët të mos bëhen bashkautorë në një akt të pashembullt anti-pluralizmit në një vendim anti-ligjor të ndërmarrë vetëm e vetëm për karrigen e peng Bashës, aktualisht, deputetit Basha”, tha Berisha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *