• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në PD/ Basha mbledh Kryesinë dhe deputetët pas lëvizjes së Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë dhe deputetët për të diskutuar lidhur me futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu gjatë paradites së të hënës.

Mësohet se në mbledhje po diskutohen masat që do të merren për të ardhmen. Burimet thanë se po diskutohet edhe mbledhja e Kuvendit të 18 dhjetorit.

Mediat raportojnë se Basha u ka kërkuar të pranishmëve në mbledhje që për një javë të mos jenë aktive në Komisionet e Kuvendit, por të fokusohen në angazhimin e demokratëve për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.

Në 18 dhjetor kur Basha mban Kuvendin, Sali Berisha ka njoftuar një referendum në bazën e partisë. ©LAPSI.al


5 Comments

  1. E shikon si ta prishi gjumin doktori o butak,kujton se fitohet duke fjetur dhe duke lyer dhe bere me llak floket ,le qe pse te duhet fitorja ty, ti per vete e merr 20% pa firmos gjekundi,eh mor doktor cfare u bere demokrateve me ket cop hollandezi amsterdams,ske faj cfare nuk pret nga bq dhe bardhe e gazit

  2. Doktori mesa duket ia ka prishur fort gjumin AMBASADES AFGANE – ky rroli eshte vetem nje manekin, buratin me fije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *