• |
ide | kryesore

Skema e korrupsionit/ Bllokohen inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Skandali i inceneratorëve që çoi në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Kokën dhe për të cilin kërkohen nga policia Klodian Zoto dhe Stela Gugallja ka rrëzuar një nga projektet më të reklamuara të qeverisë Rama dhe që trajton mbetjet e qyteteve më të mëdha të vendit, Fierit dhe Elbasanit.

Skema e korrupsionit që zbuloi sot SPAK është vetëm njëra hallkë e zinxhirit, por që i ka dhënë mundësi prokurorisë të ndalë të gjithë projektin.

Ryshfeti për Lefter Kokën

Sipas SPAK, Lefter Koka pasi i kaloi Klodian Zotos koncensionin e inceneratorëve mori në formën e ryshfetit më shumë se 3.6 milion euro. Kjo u arrit përmes kompanive të të afërmve të Lefter Kokës, në formën e punimeve që kryheshin për inceneratorët pretendon SPAK.

“Janë pranuar fatura tatimore shitje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri tregtare, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare. Shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k. ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga këto shoqëri tregtare në total në vlerën 368.672.760 lekë (ose rreth 2.950.000 Euro). Shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga këto shoqëri tregtare në total në vlerën 91.963.141 lekë (ose rreth 735.000 Euro)” shkruhet në njoftimin e SPAK.

Paralizimi i inceneratorëve në Elbasan dhe Fier

SPAK njoftoi se ka vendosur sekuestro preventive mbi kompanitë në administrim të Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, që kanë të bëjnë me inceneratorët në Elbasan dhe në Fier.

Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit zotërohen respektivisht nga kompanitë Albtek Energy me pronare Stela Gugallja dhe Integrated Technology ëaste Treatment Fier, ku 70 % e aksioneve zotërohen nga Klodian Zoto.

“Integrated Technology Services” është një kompani me kapital 100 mijë lekë, e themeluar në nëntor të vitit 2010 nga aksioneri i vetëm, Klodian Zoto-sipas të dhënave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Edhe inceneratori i Tiranës, më i madhi dhe i kushtueshmi ndër të tre u fitua nga kompania Integrated Energy B.V me seli në Amsterdam të Holandës. Sipas Zërit të Amerikës në Tiranë përfaqësues i kompanisë u ekspozua sërish Klodian Zoto por më vonë ai dha dorëheqjen. Mbetet për t’u parë nëse impiantet e djegies së plehrave do të vazhdojnë të funksionojnë apo tashmë puna aty është bllokuar si pasojë e sekuestros së prokurorisë.

Arratisja e Klodian Zotos dhe Stela Gugalles

Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk janë arrestuar deri më tani nga policia. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me dekonspirim të operacionit apo mosgjetja e këtyre dy personave është rastësi. Gjithsesi kur ka denoncuar aferën e inceneratorëve rreth një vit më parë. Lulzim Basha e kishte parashikuar arratisjen. Asokohe ai tha se një nga personat kyç të aferës, administratorja e kompanisë “Albtek-Energy”, Stela Gugallja ishte nën presion nga mafia dhe ajo mund të largohej nga vendi.

“Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyç në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja. Nëse përgjegjësit e kësaj afere arratisen, përgjegjësia është e SPAK-ut. Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK”, shprehej Basha vitin e kaluar.

Në fakt ashtu ndodhi. Sot që SPAK kërkoi arrestimin, asnjë prej administratorëve të kompanive nuk është gjetur ende./Lapsi.al



37 Comments

  1. Hajde tani, te dali koka e meduzes, ram-poturja qe na ka ca karin vec me propagand gjith keto vite. kishte te drejt basha per trekendeshin e bermudeve. e hodhi nje gur dje: tha pas sales, rradhen e ka meta e pastaj rama per “non-grata”. mbase di dicka me shum.

    1. Kur ka qenë ndonjëherë i zhbllokuar inceneratori i Fierit?
      Ai nuk besohet se do të vihet ndonjëherë në punë.
      Në fushën pranë po grumbullohen plehrat e gjithë Myzeqesë që po qelbin dynjanë.

    2. hahhahahhaaaha

      sa gjynah qe je i ziu ti

      bej propagandë bashës i ziu ti

      operacioni inçeneratorëve është shumë i suksesshëm

      rama lekët i mori, pra pjesën e vet e mori

      teri përveçse që po përdoret si viktimë, ramës u dhuroi 1 deputet në durrës

      spak del sikur po bën gjë, që do katandiset në dënine ordinere te njerëzve ordinerë

      ndërkohë asnjë kokërr leku nuk rikuperohet, dëmi lshtl bërë

      në spak secili prokuror paguhet me 5 miliona lekë në muaj për të sjellë një rezultatet të kontrolluar dhe të degraduar në çikërrima.

      lekët rama i mori dhe mori dhe pushtetin +1 deputet në durrës

      gugallja dhe mërtiri janë vegla, dhe, për aq lekë sa kanë marrë e bëjnë me qejf burgun në paraburgim

      teri ka vjedhur aq shumë saqë do e bëjë edhe ai pjesën e haraçit

      në fund, ça i mbetet publikut???

      show, vetem show. dëmi i parave të inçeneratorëve nuk zhbëhet.

      a bëhet drejtësi???

      as fare!!!! sepse ideusi dhe përfituesi i parave dhe pushtetit , është ai që i ka në dorë spak .dhe .është i paprekshëm

      nuk ka asnjë arsye për tu kënaqur ose për tu gëzuar..

      aspak!

      është.një ditë që fakton derexhenë ku është vendi, ku edi rama tall karin me çdo gje me çdo njeri dhe përpiqet tu mbush mendjen me nënshtrim dhe përçmim përbuzje shqiptarëve që.drejtësia po funksipnon dhe unë po punoj për ju.

      fakti që.çdo shqiptar ndjehet i mposhtur she i pafuqi, pamundësia e tyre, vihet në.dukje me qëllim poshtërimin e çdokujt.

      rama po e bën këtë sot

      të hesh më i dobët. është dicka që mund të pranohet me dhumbje, por poshtërimi përçmimi përbuzja nëpërkëmbja, abuzimi , tallja nuk gëlltiten dot.

      për këto më sipër dhe për këtë derexhe ku rama e ka sjellë vendin t do të duhet të falenderojmë ambasasën afgane dhe lulushin…… i kanë lidhur duar e këmbë një populli të tërë, në tepsi të ramës

  2. hemo lapsi se na cat karin, e ka vetem me berishen po thonit. ja filloi, dhe prisni se skeni par gje akoma.

  3. Flluske sapuni . Si gjithçka tjeter qe ndodh ne kete vend bastardesh .
    Pse nuk arrestoni palloshin dhe jevgjitin qe jane kokat e meduzes?

    1. me rradh gjerat, se trekendishi i bermudeve ka sh8um forc, lek, pasuri e njerez te pushkes. duhen cmontuar me lezet.

      1. Kudo neper bote ne permasa te tilla korrupsioni jep doreheqjen qeveria. Ministri i financave dhe kryeministri duhet te merren nen hetim.
        Te gjithe e mbajne mend para zgjedhjeve te pergjithshme ne prill e denoncoi Kryemadhi te Opinioni i Fevzos me fakte kete skandal. Ne ate emision qeveria kish çuar nje tufe avokatesh ta kundershtonin dhe manipulonin opinion publik.

  4. Paska ndodh e paimagjinuashmja! Qenkan shlyer fatura per pune te pabera. E ‘sfidoj’ SPAKU-n te gjeje nga Vermoshi ne Konispol sikur nje fature qe te jete shlyer nga thesari rilindas per nje pune qe eshte bere 100% sic eshte deklaruar. Nuk ekziston! E them me pergjegjesi qe nuk ekziston. Te gjithe faturat dhe situacionet e ndermjetme a perfundimtare jane fiktive, ndonjehere perfshijne me pak e ndonjehere me shume se volumi i punimeve te bera realisht. Gjithashtu e ‘sfidoj’ SPAKU-n te verifikoje faturat e blerjes nga te tretet per llogari te punimeve te kontraktuara nga shteti dhe do kuptoje se asgje nuk rakordon, serisht keto fatura sipas rasti dhe interesit perfaqesojne here me pak e here me shume se vlera qe eshte kerkuar dhe detajuar me situacion per shlyrje nga shteti. Ne shtetin rilindas asgje nuk rakordon

    1. Bravo neri , si gjithmone shume i sakt dhe i ftohte ne gjykimet e tua . respekte.
      Po per Ben Blushin pse nuk flitet? Pse dha doreheqjen nje jave me pare?

      1. Mos bre , mos ja sill në mëmdje Blushit se e ka rradhën për tu arrestuar, pasi dp të dëjjojme se edhe ai ësjtë “zhdukur në drejtim të panjohur”.
        Padyshim se pas piramidave të viteve 90, skandali më i madh korruptiv në Shqipëri është i lidhur me historinë e ndyre të inceneratorëve.
        Në rastin e piramidave, ju vodhën direkt qytetarëve paratë e depozituara në firmat korruptive, kurse në skandalin e inceneratorëve, janë vjedhur paratë e tyre të taksave , kjartazi me një bashkëveprim të hapur të qeverisë.
        Berisha, kardiokirurgu president i asaj kohe, e ka pranuar publikisht se nga mungesa e njohurive për politikat financiare të një sistemi kapitalist demokratik, e mbështeti firmën Vefa si nisjen e bankës së parë private,por nuk ka asnjë indicie e fakt q ai të ketë “inaguruar” të gjitha firmat piramidale e aq më tepër të ketë përfituar ndonjë para prej tyre.
        Krejtë ndryshe qëndron puna me skandalin e inceneratorëve.
        Inceneratorët janë produkt i qeverisë ndër më të korruptuata në botë sipas deklaratave të DASH, qeverisë Rama, ku aty këtu është përzjerë edhe aleati qeverisës Meta..
        Pamvarësisht se LSI është distancuar nga Klement Balili ,Eskobari i Ballkanit, siç e ka quajtur DEA amerikane, apo Lefter Koka me histori të vjetra të veprimeve korruptive, e që dihet publikisht që ishin më të lidhur me PS e Ramës e lidhjet financiare i kishën me këtë, fakti se ata kanë qenë sëbashku me Nasip Naçon, emra të njohur të LSI, i lë një njollë kësaj force politike.
        Nëse këtyre historive do ti shtojmë edhe historitë e bujëshme të përgjimit të Priftit apo edhe historinë tragjikomike të “atentatit” kundër Doshit, apo edhe historive të tjera korruptive më pak të bujëshme, mund të themi se “medaljen e artë” për korrupsion e mer “rilindja kanabiste”, e Ramës e “medaljen e argjentë” LSI e Metës.
        Tek Fevziu mbrëmë, dëgjova një gazetare të Birnit të deklaronte se në bazë të investigimeve që ka bërë ky rrjet investigativ mediatik, në skandalin e inceneratorëvë, janë të përzjerë shumë persona jo vetëm të politikës shqiptare, por edhe pronarë mediash, gazetarë e analistë e deri në “shoqatat e pamvarura”, OJQ, Paraja e pistë e inceneratorëve pra ka shkuar në xhepat e shumë njerëzve, deri tek kryeministri.
        Më kujtohet që në studion e Fevziut , me pjesmarjen e Lorenc Vangjelit e Plarent Ndrecës, dy avokatë të apasionuar të Ramës, ishte thirrur znj. Kryemadhi për të demostruar dokumentat demaskuese për qeverinë Rama, për inceneratorin e Elbasanit.
        Kryemadhi u sulmua egërsisht edhe me tallje cinike nga të tre, aq sa e humbi toruan e gjora dhe ju përzjenë dokumentet që kishte marë me vete.
        Mbrëmë Fevziu kishte thirrur veç gazetarëve të tjerë, edhe këto personazha të atij emisioni.
        “Kryekompetentin e drejtësisë shqiptare”, njëkohësisht një funksionar i lartë në disa ministri të Ramës, përfshi edhe miniistrinë e mjedisit, juristin Plarent Ndreca, e “Kryekompetentin e politikës untergrund shqiptare”, cinikun Lorenc Vangjeli, njëkohësisht i pozicionuar edhe si “shërbëtor i dy zotërijve” Ramës e Metës e luftëtar i shquar kundër Partisë demokratike.
        Mugonte vetëm Baton Haxhiu që është i zënë sëbashku me Bushatin, nga një media tjetër gjysëm kuqaloshe, për të shokuar publikun me debatet e tyre fillozofike se a e bëri pula vezën apo veza pulën.

  5. e kuptoni qe sala, meta dhe rama mbajn njeri tjetrin. te tre tallnin karin me bashen. e kutoj pastaj dhe bash mavriu po teper von, i ka ngren dhe basha ca lug corbe te prishura. asnje nga keta te katert nuk e ka dash e nuk e do reformen ne drejtesi. ajo eshte e popullit o njerez nuk eshte e ketyre bythqirave. lereni ca thot sala, basha dhe meta qe e ka kap rama reformen, eshte pjes e lojes se tyre me pagezimin e rames. asnje nga keta nuk e ka dash e nuk e do.

    1. Ti ke sh të drejtë o zotëri, po kujt i flet milikarave” që zihen për “liderët respektive, ndërkohë që ato ndajnë plaçkën e vjedhur me njeri tjetrin dhe zgerdhihen me milikarat që i ndjekin!!

  6. Ne shtate ore u moren e u fimosen e vulosen 9 dokumente nga ministri te ndryshem.
    A eshte e mundur kjo pa dijenine e palloshit? Prijini koken kuçedres dy metroshe nese doni te vini drejtesi ne kete vend , ndryshe eshte vetem show kurvash. Ku eshte jevgjiti i gjirokastres qe e mbronte neper emisione televizive?

    1. Ketu flitet shume per para kriminale te droges qe vijne nga Europa por s’duhet haruar se shumica e parave te ndertimeve sot vine nga vjedhja e buxhetit te shtetit. Prej kohes se Nano shkerdhates filloi te merej nga zyrtaret 10% i vleres se investimit ose sherbimit. Ne kohen e Saliut kjo kafe per zyrtaret mbeti njelloj.Por nen drejtimin e Rilindjes kjo vlere kaloi ne 30-35%. Cila droge e sjell kete para?. Duhen hetuar mire te gjithe tenderat nga 2013 sidomos te derat e Rilindjes urbane dhe do gje den miliardat e vjedhura te bukes se hallexhinjve.

      1. Per te qene me i sakt , ne mandatin e dyte te berishes kjo shume shkoi 15% dhe kete e vendosi ai rahmetliu qe vdiq ne Kosove (Pone) . Ndersa sot , çdo tender fillohet me minimumin 30% dhe arrine deri ne 90% . Biles arrihet deri aty sa disa tendera vetem tenderohen dhe futen direkt ne xhep pa hedhur nje lopate te vetme .

    1. Don Kishoti do e kishte zili se ai të paktën merrej me mullinjtë e erës nuk merrej me perandori. Berisha thjesht ka frikën mos të përfundojë si Lefter Koka. Për Berishën ka akuza më të mëdha për korrupsion, që fillon që nga Rruga e Kombit, çështja e Gërdecit, çështja e 21 Janarit dhe kjo është frika e Berishës, që mos përfundojë një ditë subjekt i SPAK-ut.

  7. Me siguri qe jane takuar me Llallen ne Itali dhe dine te fshihen.
    Ishalla i gjejne dhe pastaj ta shohin se cfare si pret….ata tallin sumen me SPAK.

  8. Po zj.Kim , kishte ndonje gje per te thene apo edhe kete korrupsion e beri Saliu?
    Prape fajet Saliu i ka edhe pse ka nente vite qe denoncon per shume se kushdo tjeter?

  9. Tan Geci, Qazim Sejdini do arrestohet se shpejti bile me akuze qe lidhet me vrasjen e nje personi ne Elbasan

  10. “E çfarë i duhet fshatit se po grinden dy vëllezër? Kujt i hyn në punë se cili prej tyre drejton opozitën? Njëri, si tjetri. Bashkë në gjithçka. Tani na thonë se do t’i ndajnë sahanët e florinjtë. Super të pasur, arrogantë dhe përbuzës ndaj njerëzve të ndershëm; banues në vila dhe të errët në historinë e tyre para politike; të dy të lidhur me fije të dukshme dhe të padukshme me struktura të shtetit serb, eminencë gri e një politike ndarëse, të ardhur drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga komunizmi; të fshehtë në rrugëtim, mjerë kush ju beson” – shkruan Islami.

  11. Rama e shiti lefter koken ashtu shiti edhe VAngjush DAKON edhe TOM DOSHIN.
    Rama eshte legen.

    Doktor SALI BERISHA asnjihere nuk i ka shit te vetet, jo besprere si LULZIM BASHA

    1. Çfarë po thoja me lart për milikarat, sipas këtij zotërisë me sipër s’ka rëndësi se doktori ka vrarë gjith ato shqiptare të ndershëm e patriot per llogari të Serbisë, e ka djegur e plaçkitur vendin po per llogari të Serbisë familjes së tij, por edhe Greqisë, rëndësi për të ka që s’ka shitur kriminelat e tij!!!

    2. normale, Berisha jo vetem qe nuk i shet kriminelet e vet, po i shperblen mir e majmur dhe i mban gjithmon pas bythe. por kur vjen puna ama te shpetoj bythen e vet dhe familjen jo vetem i shet po eshte gati dhe ti heq qafe. shifeni historin me me te besuarit e vet, zet haxhin, sokol olldashin, gramoz pashko, ….

  12. Ironia e fatit që I bashkon këta ish kryeministra janë akuzat që rëndojnë mbi ta. Njëri ndodhet në burg, tjetri në arrati dhe një tjetër është “non grata” në SHBA.

  13. Lef Koka do jete terheqesi zvarre pas vehtes i shume Kokave tjere per te shtrenguar fort lakun pas zverkut te asaj Kokes madhe qe ka ne krah te majte ne foto.

  14. Koha kur Berisha kishte dhëmbë nuk përmendet, sepse po u përmend tani, do të ngjallte frikë te fëmijët. Fëmijët dhe adoleshentët kanë lindur pas viti 1996 kur u gjakos sheshi Skënderbe nga gjaku i opozitarëve. Fëmijët dhe adoleshentët kanë lindur pas viti 1997 kur ky ngriti popullin e Veriut për të rrjepur popullin e Jugut; Fëmijët dhe adoleshentët kanë lindur pas vitit 1998, kur Sali me plot dhëmbë në gojë, kreu grushtin e shtetit. Ja, njësoj si dje në selinë e PD. Por ndryshimi është se, ndërsa sot nuk ka dhëmb në gojë, atëherë kishte dhëmbë në formën e tankeve dhe të njerëzve budallenj…Lefteri zvarre do terheqe salihun e ilirin,lefteri eshte i penduari ai do tregoje gjithcka per kete dyshe kriminale qe kane vrare njerez per 30 vjet o shpellkare maloke vicidoli e skrapari

      1. Tritan Shehu: Saliu një komunist i pakorrigjushëm, ja si u lidh me firmat piramidale për të vjedhur shqiptarët dhe mban nën presion partinë

  15. Votimi i vetëthirrur i Berishës ditën e shtunë, është qesharak, pa marrë ende një vendim gjykata për fatet e letrave të stadiumit. Edhe sikur Xhin Xhonin të çosh gjykatës, vështirë se ato letra ti legjitimon njeri, pasi ke një kuorum të paverifikuar nga askush, me një mungesë transparence totale, me gazetarë të nxjerrë jashtë stadiumit për të mos parë as formalisht procesin dhe mbi të gjithë, me një votim unanim për çdo kërkese si me qenë parti e Enver Hoxhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *