• |
ide | kryesore

Video/ E djathta nga distanca, shtang Butland: super-gol i Brojës në barazimin e Southampton

-Instant, F1, Sport, Video



Mbrëmje e bukur në Premier League për Armando Brojën, për sa kohë sulmuesi ishte në fushë për Southampton. 20 vjecari i kombëtares shqiptare shënoi golin e përmbysjes provizore për Saints, përpara se rezultati të barazohej nga Ayew e shqiptari të zëvendësohej në minutën e 70 nga Long. Përfundon 2-2 me Crystal Palace, ndërsa Wolves bëjnë goditje në shtëpinë e Brighton.

Për Southampton ndeshja në Londër nisi në mënyrën më të keqe të mundshme me Zaha, që shënoi për vendasit në minutën e 2. Broja, që e nisi edhe këtë herë si titullar, mori përsipër ofensivën e Saints dhe në katër minuta të cmendura, pas gjysëm ore lojë, përmbysën gjithcka me golat e Ward-Prowse dhe Brojës. Sulmuesi shqiptar, mori topin nga jashtë zonës dhe lëshoi një të djathtë që nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Butland.

Sulmuesi kuqezi ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje si titullar këtë sezon në Premier Ligë. Asnjë lojtar nën moshën 20 vjeç nuk ka shënuar kaq shumë.

Premier League England
Brighton & Hove Albion 0-1 Wolverhampton Wanderers
Crystal Palace 2-2 Southampton
Arsenal 2-0 West Ham United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *