• |
ide | kryesore

Letra/ Rama, Vuçiç, Zaev i kërkojnë ndihmë BE për Ballkanin e Hapur

-Instant, Kryesore



Ndonëse Bashkimi Europian vazhdon ta shohe me skepticizëm dhe mosbesim nismën e Open Ballkan tre përfaqësuesit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut kanë hartuar një letër të përbashkët për të thënë se projekti i tyre nuk është një alternativë ndaj BE, por një rrugë për tu anëtarësuar më shpejt brenda saj. Vetëm dy ditë para takimit që do të mbahet në Tiranë lidhje me këtë nismë që do të mbahet në Tiranë Edi Rama, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë nënshkruar një teks të përbashkët në të cilin nënvizojnë pamundësinë e BE për të shkuar më përpara me procesin e zgjerimit. “Të akuzuar shpesh si “fuçia e barutit” e Europës, ne si udhëheqës përgjegjës nuk mund të lejojmë që rajoni ynë të kthehet përsëri në makthet e së kaluarës, ndërkohë që BE-ja nuk është në gjendje të bëjë më shumë për zgjerimin në këtë faze që është” thuhet në tekstin që i ngjan shumë fjalimit që Edi Rama mbajti në Bërdo të Sllovenisë.

Lexo me tej:

Rama i kërkon pazar BE: “S’po na integroni, por mbështesni Ballkanin e Hapur”

Një shqetësim tjetër i tyre duket se është përgjigjja ndaj kushtit të BE që çdo nismë për çuarjen përpara të katër lirive që parashikohen në procesin e Berlinit, duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e pranuar nga të gjashta vendet e Ballkanit perendimor. “Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur përfshin deri tani vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ajo ka qënë dhe do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor. Shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ftojmë edhe një herë të gjithë fqinjët tanë të bashkohen për t’u ofruar qytetarëve të tyre dobitë që ne u ofrojmë qytetarëve tanë”.

Ballkani i hapur/ Tre pikat ku Albin Kurti e kundërshton Ramën

Por ndonëse në Shqipëri është propoganduar gjithnjë nga qeveria se fillimisht mini Shengeni e më pas Ballkani i hapur kanë pasur bekimin e BE- edhe letra e tre liderëve vërteton se ajo që është thënë nuk është e vërtetë.

Konferenca me Von Der Leyen/ Rama kundër presidentes së BE për “Open Balkan”

Ata edhe njëherë i bëjnë thirrje Brukselit për përkrahje: “Tani e gjithë BE-ja duhet të bashkohet e të mbështesë plotësisht Ballkanin e hapur dhe të nxisë fqinjët e tjerë që ta shndërrojnë gjithëpërfshirjen e nismës sonë nga një nevojë në një vepër”.

©Lapsi.al

 

Letra e plotë të tre liderëve

Europa nuk është thjesht një kontinent, por një vizion. Megjithatë, për një kohë të gjatë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor si pjesë integrale e kontinentit dhe e këtij vizioni, janë lënë jashtë. Dëshira e popullit tonë për t’u bërë pjesë e familjes së BE është shpërfillur herë pas here për shkak të politikës së brendshme të vendeve anëtare, mungesa e realizimit të premtimeve të bëra si dhe frika nga e ardhmja. Kjo ka sjellë zhgënjim, paqëndrueshmëri, emigracion dhe mungesë investimesh të mëdha.

Ne,si udhëheqës të vendeve tona mund të vendosim të rrimë e të qahemi ose të veprojmë. Ne zgjodhëm këtë të fundit. Në nëntor 2019, nënshkruam një marrëveshje paraprake për të çuar përpara të ashtuquajturin Procesi i Berlinit duke marrë përsipër një bashkëpunim më të thellë rajonal.

Vizioni ynë është të tejkalojmë pengesat sociale, ekonomike dhe tregtare që ngadalësojnë rritjen ekonomike të rajonit tonë nëpërmjet zbatimit të katër lirive themelore të BE-së në vendet tona.

Që atëherë ne jemi takuar sistematikisht dhe kemi nënshkruar marrëveshje që u mundësojnë qytetarëve tanë të punojnë lirisht në vendin fqinj; që reduktojnë kontrollet kufitare të cilat do të lejojnë kalimin e mallrave pothuajse pa vonesë; themelojnë mekanizma për udhëtimin e lirë të qytetarëve tanë ndërmjet vendeve tona – ashtu siç udhëtojnë qytetarët e BE-së mes tyre. Nisma jonë, e pagëzuar si “Ballkani i Hapur”, ka treguar efikasitet dhe dobishmëri edhe ne kohët e vështira të pandemisë.

Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur përfshin deri tani vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ajo ka qënë dhe do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor. Shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ftojmë edhe një herë të gjithë fqinjët tanë të bashkohen për t’u ofruar qytetarëve të tyre dobitë që ne u ofrojmë qytetarëve tanë.

Nëpërmjet lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve, bashkëpunimi ynë mund të nxisë tregtinë dhe rritjen ekonomike për ta bërë jetën më të lehtë për gjithsecilin prej nesh.

Të akuzuar shpesh si “fuçia e barutit” e Europës, ne si udhëheqës përgjegjës nuk mund të lejojmë që rajoni ynë të kthehet përsëri në makthet e së kaluarës, ndërkohë që BE-ja nuk është në gjendje të bëjë më shumë për zgjerimin në këtë faze që është.

Ne kemi ndasitë tona, nuk biem dakord për disa çështje politike, por të gjithë e pranojmë se ekonomia dhe katër liritë themelore të BE-së janë mënyra më e mirë për t’i dhënë rajonit tonë shpresë për një paqe afatgjatë.

Ballkani i Hapur nuk është një çmim ngushëllues në vend të anëtarësimit në BE, por përkundrazi, një hap i madh drejt tij. Ashtu si Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut parapriu lindjen e Bashkimit Europian pas Luftës së Dytë Botërore, edhe “Ballkani i Hapur” do të mbahet mend si momenti që i afroi kombet tona më pranë Bashkimit Europian dhe drejt anëtarësimit të plotë në bllokun më të madh tregtar në botë.

Disa liderë europianë dhe administrata amerikane kanë shprehur tashmë mbështetjen e tyre dhe ne i falënderojmë ata për këtë. Gjithashtu sipërmarrës, fermerë, studentë nga i gjithë Ballkani Perëndimor shprehën mbështetjen e tyre gjithashtu. Ata janë një frymëzimi ynë.

Tani e gjithë BE-ja duhet të bashkohet e të mbështesë plotësisht Ballkanin e hapur dhe të nxisë fqinjët e tjerë që ta shndërrojnë gjithëpërfshirjen e nismës sonë nga një nevojë në një vepër. Është koha që të gjithë kombet dhe njerëzit e rajonit të bashkohen për një të ardhme të përbashkët më të mirë.

Për një të ardhme që ofron stabilitet, paqe dhe standarde më të larta jetese për të gjithë. Një të ardhme që i tejkalon mosmarrëveshjet e së shkuarës dhe u jep fëmijëve tanë shpresë në vendin ku ata meritojnë të jetojnë.



14 Comments

    1. Nese nje pakic njerzore perpiqet te sundoj shumicen me cdo mjet .vareni vath ne vesh se nese vazhdohet si me pare duke grabitur lirit te drejtat duke ju hyr njerzve ne hak ju dhe kushdo tjeter do eklipsoni kudo shumicen njerzore kunder jush sepse nuk funksionon me padrejtesija po prek fundin e mundesive ju sejcili doni te drejten hakun dhe sprAnoni padrejtesi tu behet .respektojuani te gjitheve ndryshe tashme dhe shkatrrimi juaj eshte ne prak do terhiqni shhumicen njerzore kunder jush ngado qe perfundon me shkatrrimin tuaj

  1. Kuvendi i PD shkarkon Berishën dhe mbështetësit e tij. Nga sot, kushdo që është “non grata” nga SHBA nuk ka vend në këtë parti

  2. E morët vesh më të fundit.
    Berisha fut bishtin nën shalë, dhe tërhiqet nga protesta kundër Vuçiç.
    Shkaku: – Vuçiç e kërcënoi Berishën. – Qepe, se ta kam dosjen e UDB-së në sirtar.
    Më vjen keq se je i joni…

  3. Sali Berisha vijon të hedhë para të dyshimta për të financuar aksionin e tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe për të marrë nën kontroll Partisë Demokratike. Krahas aspektit të paligjshmërisë, referendumi i zhvilluar sot nga Sali Berisha në të gjitha degët e Partisë Demokratike ka një kosto me vlerë qindra mijëra, ku përfshihen shpenzimet për bazën materiale, transport, qira për ambiente të përdorura si qendra votimi, ushqim për komisionerët etj.

  4. Bashkëshorti i Argita Berishës, Jamarbër Malltezi, nuk është përmbajtur kur në selinë e PD-së ka mbërritur vjehrri i tij Sali Berisha.

    Ai ka hipur mbi makinën e Lulzim Bashës duke thirrur “O Sali, o hero, gjthë Shqipëria ty të do”.

  5. Berisha mund ti hipë dhe zbresë shkallëve, ai mund të krijojë celula dhe organizata me orientim anti-amerikan, por ai nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese. Është i përjashtuar.

    Deri tani sjellja e tij është qesharake”,

  6. YMER GELBAZA NE SHENJE RESPEKTI QE KA PER ALEXANDER VUCIC KA VENDOSUR TJA FUS KARIN NE BYTH NESER NE TIRANE thotë:

    YMER CILI DO JA FUSNI KARIN NE BYTH I I PARI ALEXANDER VUCIC JU APO BATON HAXHIUT

  7. BASHAr Al Asadi dhe KIM Jong Uni nuk do ta ndryshojne dot vullnetin e demokrateve shqiptare.
    Jemi ne vendin tone, ne shtepine tone!

  8. Ç’lidhje ka kjo letra higjenike qe hajdutet e ballkanit po i çojne BE – me Berishen, o te shkedhyer prej brezash?

  9. Shqiptaret nuk kane frik nga levizja e lire e mallrave,njerzve,punes se krahur,inteligjences.Jo nuk kane frik se ne kerkojme me force qe ti bashkangjitemi BE ne antaresi te plote qe sot jemi te gatshem.Dhe futja ne antaresi te plot nenkupton qe edhe te gjitha kerkesat qe na shtron vucici dhe rama qe kerkon ballkani i hapur jane te perfshira .Te perfshira jane edhe edhe ne inisjativat rajonale si si konferenca e berlinit,cefta etj..Pra ne i kemi brenda faktikishte me konferencen e berlinit dhe rama dhe vucici e dine mire dhe rama e di mire po ashtu qe vucici nuk zbaton realishte asnje nga kerkesat e berinit dhe ceftas
    Dhe nje kunderpergjigje ish min te jashtem te ps z.milo qe na tha dje te te paekspozuarit se shqiperia pse ka frik kur do te futet ne BE ,dhe spranon ballkanin e hapur qe realizon levizjen e lire te njerve,mallrave, etj,ka frik nga keto,atehre tregon se shqiperia seshte e gatshme te futet ne BE .ka frik thote milo,seshte ne ate stad dhe e pergatitur per BE,Jo naivet se kuptojne dhe atyre thoju z.milo jo shqiptareve jo.Shqiptaret e dine mire kush eshte vucici,gibelsi i sllobodanit dhe qe ate qe se beri sllobodani me lufte i eshte ngarkuar atij ta beje me nje plan qe ka nisur ta zbatoje pikerishte qe diten qe rama mori ate karige.Vucici dhe dhe klika ruse serbe ka hedhur miljona euro per realizimin e ketij plani.Ky plan permban sponsorizime para per te lobuar te ato shtete dhe individe qeveritare ne ato shtete me para kesh,ka hedhur miljona euro dhe dollare qe jua ka dhene rryshfet personave me influence te ndikojne ne qeverite e vendeve perendimore dhe usa si lobim kundra kosoves dhe keto me fakte te dala nga opozita serbe politike dhe mediatike,ku nuk futem me thell ne persona te vecante qe i kemi degjuar,por nje fakt ku i kerkojne llogari vucicit ku kane shkuar 20 miljon euro te shpenzuara si lobim ne bote kundra pavaresise se kosoves.Ne jo e kuptojme po e dime mire qe vucici putini me open ballkan do hedhin miljona dollare te kapitullojne kosoven dhe shqiperine ekonomikishte dhe brenda pak muajsh politikishte.Ne shqiptaret e kuptojme qe cdo inisjativ e vucicit dhe qeverise se tij kane nje qellim rimarjen e kosoves.Prandaj kerkojme me force dhe paasnje dilem asnje marveshje me serbin dhe vucicin pa pranuar boterishte dhe juridikishte pavaresine e kosoves.Keta formalishte per opinion na i kerkokanBE ta ndihmoje vucicin dhe ramen te kapitullojne shtetet qe si bashkangjiten ,qe ata ne fakte po e bejne harbutce dhe dhe e quajne open ballkan ceshtje e mbyllur sna pengon dot njeri ajo do eci perpara.BE-se ja kemi bere te qarte open ballkan kombi shqiptar nuk e pranon dhe nuk do e lejoje me nje vucic dhe serbi pa njohur boterishte dhe juridikishte kosoven e pavarur dhe e dyta me nje qeveri kukull serbe ne krye ta saj ramen nje i sponsorizuar dhe i vene ne ate karige nga vucici dhe serbia dhe nga klanet antishqiptare dhe i mbrojtur nga ta pa zgjedhje te rregullta pa voten e popullit .Pa nje qeveri shqiptare te zgjedhur me vote te lire dhe nga vullneti i popullit. Rama nuk ka tager te mari vendime ne emer te popullit shqiptare dhe shtetit shqiptare.Kete te drejte populli shqiptar se lejoi as esat toptanin ti merte…….

  10. Mos u nxitoni se lideri global Rama po prêt qe vendet e BE, madje themeluesit e tij, sic eshte Italia, te aplikojne per ne Open Ballkan dhe letrat do t’i sjelle babagjyshi per Krishtlindje qe Vucic e Rama t’u caktoje ne shkurt hapjen e negociatave per ne minijugosllavi, per te cilen serbet shqyen e dogjen rajonin 10 vjet . Kjo mbyllje ishte epilogu i marrezise se rradhes….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *