• |
ide | kryesore

Berisha thirrje deputetëve të PD: Kushdo që e ndjen veten të lirë të na bashkohet

-Instant, Lajme, Të fundit



Në emër të Komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike, ish lideri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka bërë thirrje deputetëve demokratë që të bashkohen me frymën e re të risjellë në selinë e PD-së.

Berisha  është shprehur se çdo deputet që e ndien veten të lirë dhe jo deputet i Lulzim Bravës është i lirë që të bashkohet me frymën e re, e cila do të sjellë dhe ndryshimin në Partinë Demokratike nga ajo që kemi parë në muajt e fundit.

Deputeti Basha nuk mund të mendojë se do i shpëtojë referendumit. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për zbatimin e këtij referendumi, dhe komisioni i përkohshëm do të bëjë punën e tij për zbatimin e tij. Ftoj çdo deputet të PD-së që e ndien veten deputet të kësaj force politike dhe jo të Lulzim Bravës, ftoj çdo deputet të PD-së që e ndjen veten njeri të lirë dhe jo të lançuar nga interesa të ndryshme, të vijë dhe të marrë dosjen e votimit, nga e gjitha ajo që është zgjedhur deputet dhe të marrë vendimet e duhura. Çdo akt në kundërshtim me këto vendime përbën një mungesë të plotë besnikërie, dhe politike ndaj atyre që kanë derdhur djersë për mandatin e asaj apo kësaj force. Do të gjejë një Parti Demokratike nga ajo që ka ekzistuar gjatë këtyre muajve, do të gjejë një parti të anëtarëve të lirë dhe i mirëpres ato”, la thënë Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *