• |
ide | kryesore

Samiti i “Ballkanit të Hapur” në Tiranë/ Agjenda e asaj çfarë pritet të ndodhë sot në takimin e 3 liderëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme po zhvillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të Ballkanit të Hapur. Ata kanë mbërritur mbrëmjen e kaluar në Shqipëri. Rama i priti me darkë mirësardhje në Elbasan duke shmangur kështu udhëtimin për në Tiranë, ku po mbahej protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër ardhjes së Vuçiç. Ditën e sotme, liderët do të mbërrijnë në Pallatin e Brigadave rreth orës 09:00 dhe takimi do të zgjasë për disa orë pasi do të nënshkruhen rreth 5 marrëveshje.

Ato janë:

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maaedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Nuk do të mungojnë diskutimet e liderëve për të ardhmen e Agjendës së Ballkanit të Hapur ndërsa në orën 13:00 do të dalin në konferencë për shtyp.



3 Comments

  1. Nje meme e G.Sejkos ishte “SAMITI I FISH CITY”

    Fatkeqesisht na mbetet vec te gajasemi me keta monstra kozmopolite, ku e vetmja gje qe duan realisht te hapin, OPEN, eshte llogaria e tyre bankare.

  2. Kabllogrami amerikan pas takimit me Clinton: Berisha nuk është për pavarësi të Kosovës, por do autonomi brenda Serbisë

  3. Përshendetje, A ka mundesi të punësoni një mesues gjuhë – letersie pranë redaksisë suaj. Na çmendet me këtë AGJENDA. Kur do ta kuptoni që shkruhet axhenda me XH dhe jo me gj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *