• |
ide | kryesore

Globe Soccer Awards, Italia e Mancinit protagoniste e madhe: do të zgjidhet, trajneri, lojtari, portieri e menaxheri i vitit

-Instant, Sport


Kombëtarja kampione e Evropës është një protagoniste e madhe në Globe Soccer Awards. Në fakt, do të ketë shumë përfaqësues të Italisë në takimin e të hënës në Dubai, për çmimet e rezervuara për më të mirët e futbollit ndërkombëtar, me skuadrën e të kaltërve në garë për pesë çmime: trajneri Roberto Mancini është në garë për Trajnerin më të mirë të vitit, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci për mbrojtësin më të mirë, Gianluigi Donnarumma për portierin më të mirë të vitit. Edhe vetë Italia pretendon të jetë ekipi më i mirë i vitit 2021. Ndër menaxherët finalistë, për cmimin e kategorisë së tyre, Federico Pastorello, do të rivalizojë me të mëdhenjtë si Barnett, Raiola, Zahavi dhe Mendes.

Në mesin e kandidatëve të kategorive të ndryshme ka shumë emra: nuk mungojnë ata të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, të cilët tashmë kanë triumfuar në Dubai në vitet e fundit, dhe Mohamed Salah dhe Karim Benzema, të cilët këtë vit garojnë me ta, për Lojtarin më të mirë të Vitit.

Çmimet Globe Soccer janë pjesë e edicionit të 16 të Konferencës Ndërkombëtare të Sporteve në Dubai, ku do të ketë mysafirë specialë si Robert Lewandowski, i vlerësuar si lojtari më i mirë vitin e kaluar dhe gjithashtu në garë për vitin 2021, ashtu si edhe Kylian Mbappé, francezi që nuk mund të mungojë në listën e finalistëve.

Ndër çështjet që do të trajtohen është edhe roli i teknologjive të reja: në sfond momenti ende shumë delikat për shkak të Covid, i cili ka sjellë disa shtyrje të reja të ndeshjeve në të gjithë Evropën dhe stadiume të mbyllura në Gjermani dhe Belgjikë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *