• |
ide | kryesore

Shpërthimi që i mori jetën të riut në Cërrik/ Policia thotë se nuk ishte bombol gazi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Humbja tragjike e jetës së një 27-vjeçari sot në Cërrik ju faturua një bombole gazi që u raportua se ai e kishte në dorë.

Por, policia reagoi zyrtarisht vetëm pak minuta më parë duke theksuar se të riut E.R. i ka shpërthyer një lëndë plasëse në dorë, pa përmendur bombolën.

“Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njofitmin e policisë. Ende ngjarja ka shumë detaje të pazbardhura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *