• |
ide | kryesore

“Të krijojmë pavarësi nga Kina”,BE duhet të nisë prodhimin dhe paketimin e çipave

-Instant, Lajme, Planet



Studiuesit u kanë kërkuar vendeve anëtare të BE-së të investojnë shumë më tepër në dizajnimin e çipave, në mënyrë që të krijojnë pavarësi nga Kina. dhe pjesë të tjera të zinxhirit të prodhimit duhen marrë seriozisht.

Kur në fillim të këtij viti kompania gjermane e inxhinierisë dhe teknologjisë Bosch, përuroi në Dresden një fabrikë të re prodhimi çipash, ngjarja pati një mbulim të gjerë nga mediat vendase. Fabrika ofron çipa të specializuar për sektorin e automobilave. Objektet moderne të prodhimit të çipave janë të pakta në të gjithë BE-në. “Kjo është fabrika e parë AIoT e Bosch, e cila kombinon inteligjencën artificiale (AI) me “Internet of Things” – i tha DW në muajin korrik Annett Fischer, zëdhënëse e Bosch. Eksperti i teknologjisë Jan-Peter Kleinhans nga qendra kërkimore me qendër në Berlin, Stiftung Neue Verantwortung (SNV), e quajti këtë sipërmarrje “një strukturë moderne për elektronikën e energjisë, në portofolin e automobilave, në të cilin është specializuar Bosch”.

Megjithatë, fabrika e Bosch është thuajse “një pikë uji në oqeanin e prodhimit të çipave”.

Lëngimi i rrjetit furnizues

Në analizat e fundvitit rezulton se ekonomitë europiane duket se janë ndër më të goditurat nga mungesa globale e çipave, që vazhdon të ndikojë së tepërmi valën prodhuese.

Prodhuesve të makinave u është dashur të shtyjnë dorëzimet e automjeteve. Ka mungesë të pajisjeve të internetit, pulteve komanduese të lojërave dhe shumë artikujve të tjerë që varen tërësisht nga çipat.

Mësimet që duhen nxjerrë

Kleinhans dhe analisti kinez John Lee, i cili deri vonë ishte pjesë e Institutit Mercator për Studimet Kineze (MERICS), janë bashkëautorët e një analize që tregon se si duhet t’i përgjigjet Europa lojës që Kina bëri në lidhje me çipat. Ata u rekomandojnë politikbërësve se si ta zbusin ndikimin kinez në industrinë e çipave në ekonomitë europiane.

Komisioni Europian është sigurisht i vetëdijshëm për pengesat e furnizimit me çipa dhe po punon për Aktin Europian të Çipave, një draft i të cilit duhet të jetë gati nga mesi i vitit të ardhshëm. Shumë pará do të vihen në dispozicion për forcimin e ekosistemit të çipave në BE dhe krijimin e aleancave strategjike me partnerët ndërkombëtarë për të arritur këtë qëllim.

Racioni i Europës në të gjithë zinxhirin e çipave ka qenë në rënie kohët e fundit, duke përfshirë kapacitetin e projektimit dhe prodhimit, në krahasim me aftësitë në rritje të kombeve të tjera.

Brukseli e kupton plotësisht se mbështetja e tepërt tek Kina dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj mund të ndikojë rëndë sovranitetin teknologjik të BE-së. Ajo që i bën lidhjet e BE-së me Kinën kaq të komplikuara është se ndërsa është ende një partner bashkëpunimi, Kina shihet gjithnjë e më shumë si një konkurrente dhe rivale sistematike, që do të thotë se varësitë mund të përfshijnë gjithashtu çështje thelbësore të sigurisë.

Rëndësia e dizajnit të çipave

Në raportin e tyre të publikuar së fundi, Kleinhans dhe Lee këshillojnë fuqimisht politikëbërësit europianë që të inkurajojnë më shumë investime në ekosistemin e dizajnit të çipave në BE, “duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve për startup-et dhe spin-offs nga institucionet kërkimore”, duke kërkuar gjithashtu akses më të mirë dhe më të shpejtë në financimin privat dhe kapitalin

publik. “Nuk e kemi fjalën që të bëjmë gara me Kinën, por që të mund të arrijmë një ribalancim ” – i tha Lee DW.

“Çështja nuk qëndron tek fakti që t’ia kalojmë Kinës në dizajnin e çipave, sepse kjo nuk do të ndodhë. Europa nuk e arrin dot këtë, por ajo që ne po përpiqemi të themi është se nuk duhet të varemi kaq shumë tek Kina”,

Problemet me prodhimet e jashtme

Kleinhans dhe Lee theksojnë gjithashtu çekuilibrin aktual në hapin e fundit të zinxhirit të prodhimit të çipave, që përfshin montimin, testimin dhe paketimin e tyre. Pjesët (vaferët) e silikonit përmbajnë shumë qarqe të vogla të integruara, që duhet të priten dhe të mbrohen nga dëmtimi, duke i mbyllur ato përpara se të bashkohen në pajisje të tilla si telefonat inteligjentë. Procesi i punës është intensiv dhe është transferuar kryesisht në Azi, me mbi 60% të kapacitetit global të bazuar në Tajvan dhe Kinë, siç thekson raporti. Megjithatë gjithnjë e më shumë, paketimi i avancuar është thelbësor për zhvillimin e çipave me performancë më të lartë dhe kërkesa më të ulëta për energji.
Vetëm 5% e kësaj faze të prodhimit ndodhet në Europë, duke krijuar një tjetër varësi nga Kina dhe konkurrentët e tjerë aziatikë. “Paketimi i avancuar është një fushë, në të cilën liderët e industrisë në Kinë dhe gjetkë po fokusohen shumë për momentin, si një mënyrë alternative për të rritur fuqinë kompjuterike,” theksoi Lee. “Pra, paketimi po bëhet një element shumë më domethënës i zinxhirit të prodhimit sesa ishte pesë ose gjashtë vjet më parë.”

Prodhimi i më shumë vaferëve prej silikoni në Europë është sigurisht një përpjekje e vlefshme, por nëse ato dërgohen më pas në Kinë për montim, testim dhe paketim, aktorët e mundshëm  keqdashës mund të komprometojnë çipat. Proceset e paketimit sigurojnë një mbrojtje, e cila do ta bënte të vështirë shfrytëzimin e çipave. Kjo është padyshim diçka që politikëbërësit e BE-së nuk mund ta injorojnë gjatë hartimit të Aktit Europian të Çipave./DW



2 Comments

  1. CCORIENTIM DHE KOLAPS HUMBJE DHE SHKATRRIM .VETEM KET SJELL INTERESI KONKURENC SHKATRRIMI thotë:

    EVROPA NE PRAG SHKATRRIMI TOTAL .E PSE KU FILLOJ SHKATRRIMI NESE ANALIZOJNE THELL .KA FILLUAR QE TEK GERMAT FJALET SHPREHJET E GJUHES QE FLASIN FILOZOFIN E SAJ ZHVILLIMIN E SAJE FILLOZOFIK DUKE E NDARE TE VERTETEN FUNKSIONALE DHE ZEVENDESUAR ME INTERESIN SI PROJEKT DESHIRASH .ME EMRA TE BUKUR SIPAS DESHIRES KOH PAS KOHE .ZHVILLIM PAS ZHVILLLIMI ME DY SSTANDARTE ME TEORI TE DREJT DHE PRAKTIK VEPRIMI TE PADREJT KU TANI ZHVILLIMI ME FAKTE I ZBULON TE GJITHA DHE AKUZON PER PADREJTESI AUTOR DHE AKTOR .POR KY ESHTE CORIENNTIM KOSTO PASOJ DHE EKLIPSON .VLERSIM RALITETI NDARJE PROBLEMI DHE ORIENTIM ZGJILLJE QE DO THOT ME MENDIME FJAL VEPRA.ANGAZHIMI TE KET ME TE MALLE DOBIN SE DEMIN PER TE GJITH MBASI GJERAT NUK FUNKSIONOJN SI DUAM .POR SI DUHET ME DREJTESI HAK RREGUULL MAS.DHE SE QE KETU BIE POSHTE GJITHA SISTEMET E INTERESIT ME TEK NOLOGJIT SHKATRRUESE QE E MBROJN ATE DUKE E ZEVENDESUAR ME NJE SISTEM TJETER ME TE LIRE ME TE LIRE ME EFIKAS ME NJE TEKNOLOGJI APSOLUTE TE LIRE THJESHTE DHE TE PASFIDUESHME QE PROLLON VETEM QARTESI GJALLERI SIGURI PAQE ZGJILLJE SHPRES SHPETIM PER GJITH DHE KY SISTEM E SHTE SISTE SISTEMI VLERAVE DHURAT E ZOTIT BOTNAVE SI ULLZIM DHE MESHIR PER NE

  2. Si mund te arrihet pavarsi ne nji koh kur zgjilljet funksionojn ne unitet thotë:

    I cuditeshem eshte njeriu me angazhimin e tije mendon se gjithcka arrihet sipas deshires interesit shkathesis fuqis dhe keshtu mendon te triumfon.ky eshte nje gabim I madh o njeri per ty.o njeri ti nuk je I pavarur por I pavarur nga gjithcka.ti buk je pa mundesi .por I ke gjitha mundesit.ti mendon se ke ca para dhe teknologji dhe arrin gjithcka.jo gabohesh gjerat kan lillje a din ti qe cdo emer I krijuar ka pasqyrim nje krijim dhe cdo deshir per gjithcka ka nje mundesi raliteti.dhe mbi te gjitha te vendosi logjiken .te kuptoj dallosh pronosh apo refuzojn.dhe per te gjitha .te dergoj ullzim qe ti te meshirosh veten shpetosh .kupto o njeri sa afer apo larg je nga pretemdimeve dhe ralitetit je.te gjitha present I ke Krijuesin krijimin ULLZIMIN e Tije ralitetin e zhvillimit tend.gjitha mundesit I ke te plotesuar a e kush ta ka fajin qe ndjek teknologjin .per interes dhe len pas vlerat qe eshte vet interesi sepse ka jep vleren e vertet.kuptimin jetes virtytit veprave.ti zbukuron ato.po ku mendon ti o njeri se pa vlerA teknologjija ka vler.ja shikoje veten deshira per te pasur duke u ber shkatrrues I tjetrit.dhe tjetri ne menyr te ndersjellt ku shihet vlera ketu po te ishin vlerat rregulli haku teknologjija nuk behet shkatrruese por e dobishme.dhe jets merr qArtesi gjalleri zgjillje shpres.me vjen keq per gjendjen qe ju shoh po por nuk zgjillni Reuben e zgjilljeve pa probleme por RRUGEN e problemeve pa zgjillje.beheni shkatrrues te vetes ARMIQ te vetes HUMBES te vetes cfar mund tu bejne kush dobi perderi sa jemi me te njejtat mundesi por ndryshojm ne angazhim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *