• |
ide | kryesore

ILO: Ndryshe nga rajoni, papunësia në Shqipëri është tipar i njerëzve të shkolluar

-Instant, Lajme, Të fundit


Një studim i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) thotë se papunësia në Shqipëri është tipar i njerëzve të shkolluar ndryshe nga vendet e tjera të rajonit dhe Europës, ku të papunët janë kryesisht persona me arsim fillor ose te mesëm. Të dhënat që i referohen vitit 2020 tregojnë se 70 për qind e të papunëve në Shqipëri ishin me arsim të lartë, ndryshe nga, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia që në totalin e të papunëve ato më arsim të lartë përbënin rreth 20 për qind. Në të kundërt Shqipëria thuajse e ka papunësinë zero tek të paarsimuarit. Siç shihet në grafik personat me arsim fillor thuajse nuk vuajnë nga papunësia, teksa në Rajon kjo kategori përbën 10-30 për qind të totalit te të papunëve në varësi të vendeve.

Në rajon të papunët kryesisht përfaqësohen nga persona me arsim të mesëm të cilët zënë rreth 50-60% te të papunëve, ndërsa në Shqipëri personat me arsim të mesëm zënë më pak se 30 % të totalit te të papunëve.

Studimi i ILO-s vë në dukje se shumë njerëz punojnë në punë që nuk përputhen me nivelin e tyre arsimor. Në të njëjtën kohë, shumë punëdhënës pretendojnë se kanë vështirësi në gjetjen e punëtorëve me aftësitë që u nevojiten për të zgjeruar biznesin e tyre. Ky fenomen tregon për një shkëputje të konsiderueshme midis botës së arsimit dhe botës së punës. ILO vlerëson se në nivel global vetëm rreth gjysma e punëtorëve bëjnë punën që korrespondon me nivelin e tyre të arsimimit. Pjesa tjetër janë ose të mbi-arsimuar ose të nën-arsimuar për punët e tyre.

Në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore ku bën pjesë edhe Shqipëria vetëm gjashtë nga dhjetë punëtorë n kanë punë që korrespondojnë me nivelin e tyre të arsimit. Gratë kanë më shumë gjasa se burrat të jenë të nën-arsimuara për vendin e punës që kanë, përveçse në Shqipëri ku gratë e mbi-arsimuara për punën që bëjnë janë 12 për qind më shumë se, burrat.

Në shumicën e vendeve, përqindja e punëtorëve me një nivel të avancuar të arsimit është më e ulët se përqindja e vendeve të punës që kërkojnë një nivel të tillë arsimimi, duke treguar nevojën për të investuar më shumë në arsimin dhe përputhjen e aftësive, ndryshe nga Shqipëria e cila rezulton të ketë më shumë persona të shkolluar në dispozicion se vende pune për ta. Në Shqipëri mbi-kualifikimi i grave në raport me vendin e punës shpjegohet me nivelin e lartë të vetë-punësimit. Për disa persona të vetëpunësuar niveli i arsimimit nuk është kriteri i rëndësishëm.

ILO vëren se nën-arsimimi dhe mbi-edukimi bashkëjetojnë. Për të reduktuar çdo formë mospërputhjeje, është e nevojshme të kuptohen shkaqet si të mbi-arsimimit ashtu edhe të nën-arsimimit midis grupeve të ndryshme të popullsisë. Një informacion i tillë është thelbësor për planifikimin e zhvillimit makroekonomik dhe të burimeve njerëzore dhe për formulimin e politikave të përshtatshme që synojnë si ofertën e punës ashtu edhe kërkesën për punë./Monitor

 


4 Comments

  1. Ne kete vend injorantet jane bere drejtora e drejtues te gjithçkaje prandaj dhe punet po vene mysybet.
    Rrofte injoranca

  2. normale se kan mbaruar universitetin me derr e me mac. Ska ngel katranjos qe mund te kem pasur ne klase pa shkolle te larte. Kjo ka qene piramida e dyte e qeverise Berisha e qe per rrjedhoje ka future teresisht ne kolaps tregun e punes. Ska me specialista edhe pse te gjith jan me shkolle te larte.
    Rezultati duket qart e nuk eshte i habitshem, pjesa me e madhe e te papuneve eshte me shkolle te larte! Call center-at jan te mbushur me te diplomuar ku nuk kerkohet asnje “skills” qe mesohet ne universitet per te punuar aty pervec italishtes. Te rinjte shqiptare ne vend ti futeshin punes qe 18 vjec e te fitonin para e zanat e mundesisht sot te ishin “specialista” ne ate fushe, vendosen te gjith pa perjashtim, dhe ata qe s’ia theknin hic shkolles, te kalonin 4 vite rehat neper kafenete e universitetit qef o qef se mjaftonte te paguaje tek nje nga qindra universitetet private qe linden rishtaz si kerpurdhat pas shiut per tu quajtur “me shkolle te larte”….rezultati shihet!!

    1. Nje pergjigje ndaj ” te paemrit” me siper:

      Sigurisht qe ke te drejte dhe nuk te kundershtoj, por nuk eshte kjo arsyeja e vetme e papunesise tek njerezit me shkolle ne Shqiperi.

      Nje tjeter arsye e madhe eshte edhe sepse nuk ka vende pune per njerez te shkolluar dhe Shqiperia nuk eshte ende ne nivele te larta ekonomike dhe industriale.

      Shume njerez jane mbi kualifikim aty ku punojne.

      1. Ka nje problem tjeter tipik shqiptar;
        Te gjithe te rinjte ketu synojne vetem 3 lloj vende pune:
        Deputete, patronazhiste dhe muzikante te tipit big brother .
        Dhe cudia eshte se per keto specialitete nuk duhet universitet por te rinjte e marrin diplomen per CV, per facebook, etc.
        E thene me terma ekonomike papunesia eshte strukturore.
        Ka me shume kengetare e aktore Shqiperia Italia me 60 milione banore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *