• |
ide | kryesore

Video/ 2022 nis keq për Real Madrid: Ancelotti rrëzohet në derbin me Getafen

-Instant, Sport, Video



Nis keq viti 2022 për Real Madrid, që humbet 1-0 ndaj Getafes në një nga sfidat derbi të kryeqytetit spanjoll. Një gol i Unal në fillim të takimit dënoi skuadrën e Ancelottit, që megjithatë mbeten të vetëm në vendin e parë në renditje, +8 nga Sevilla, e cila duhet të luajë edhe dy ndeshje. Ndeshje nën ton e Blancos që rrallëherë arrijnë të bëhen të rrezikshëm ndërsa njerëzit e Quique Sanchez Flores dalin nga zona e rënies.

Hapi fals në këtë fillim të 2022 për Real Madrid në derbin kundër Getafes, që arrin një sukses të vogël dhe del nga zona e rënies nga kategoria në renditje, ndërsa skuadra e Ancelottit mbetet në krye në +8 nga Sevilla, por me dy ndeshje ende për tu luajtur për andaluzianët. Getafe e befasoi Realin pas nëntë minutash: Unal përfitoi nga një gafë e mbrojtjes kundërshtare në fazën e impostimit dhe mposhti Courtois. Reagimi i “blancos” është i menjëhershëm por konkluzionet e Modric (dy herë) dhe Kroos mes 16’ dhe 20’ janë gjithmonë të pasakta. Më pas, Getafe u mbyll prapa dhe mbrojti avantazhin deri në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshoi, Real Madrid kërkoi barazimin me forcë, por skuadra e Quique Sanchez Flores është e rregullt në mbrojtje dhe dilte me shpejtësi në kundërsulm. Ancelotti provoi edhe kartat Hazard dhe Mariano Diaz, por skuadrës së tij i mungonte mprehtësia në metrat e fundit dhe Benzema vazhdonte të shërbehej keq nga shokët e tij, kështu që Alaba dhe Hazard tentonin vetëm nga jashtë zonës, por pa e shqetësuar Sorian. Në këtë moment Getafe ngrit përpara murin difensiv duke e cuar ndeshjen në një zvarritje të mbyllur me bilbilin e trefishtë pas sulmit të fundit të merengues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *