• |
ide | kryesore

Kaos nga Covid-19 dhe moti, mijëra fluturime të anuluara gjatë fundjavës

-Instant, Lajme, Planet



Ishte një tjetër fundjavë festash stresuese për udhëtarët ajrorë. Mbi 4 mijë udhëtime u anuluan përreth botës, duke bërë që në aeroporte të kishte kaos. Më shumë se gjysma e fluturimeve të anuluara ishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nga aeroportet me fluksin më të madh, Chicago O’Hare, u bllokua nga stuhia në ditën e parë të Vitit të Ri dhe nga mungesa e stafit për shkak të përhapjes së lartë të Covid-19.

Nga situata e krijuar, mijëra udhëtarë pushtuan aeroportin ndërkombëtar të Denver, në tentativë për t’u rikthyer në vendet e tyre pas pushimeve. “Njerëzit janë të frustruar”, tha një udhëtar që kërkon të kthehet në Zvicër.



1 Comment

  1. Duke skenuar kaos per kaos vertete qe do ta shikoni kaosin e vertet me syt tuaj .kjo nuk eshte semundje ky eshte kontroll po beni kaos sikur ka semundje per te bere me kaos me kontroll per mes vaksines dhekeshtu do shkaktoni kaosin e vertet ndaj jush pA nevoj .e them keshtu se jam i sigurt qe padrejtesija sipas angazhimit ne te ka cmim tani angazhimi duket ekstrem ne gjitha fushat.dhe ku ekstrem padiskutim do ju rrenohet mbi kohe te gjitheve duke marre pas dhe Autor dhe aktor .keshtu ka ndoll pergjat historis po ndoll dhe do ndolle jan ligje krijimi funksioni cfar mbjell do te korresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *