• |
ide | kryesore

Protesta te PD/ Shkon në 60 numri i të shoqëruarve, grupi hetimor verifikon pamjet e kamerave të sigurisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Ka shkuar në 60 numri i të shoqëruarve pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë te selia e Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas News 24, numri i të shoqëruarve vijon të rritet, ndërsa deri më tani 15 prej të shoqëruarve ju është komunikuar arresti.

Të shoqëruarit akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Ushtrim i dhunës” dhe “Kundërshtim i forcave të policisë”. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat, grupi hetimor ka verifikuar pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë aktet e dhunës dhe për të identifikuar më pas protestuesit, duke i shoqëruar ata.


2 Comments

  1. sa te zellshem per protesten e PD, formohen grupe pune etj etj..60 te arrestuar.Per vjedhjet e te dhenave, patronazhistet, tenderat ne off-shore etj etj nuk kujtohet njeri..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *