• |
ide | kryesore

Benzema mposht Mbappé: zgjidhet futbollisti më i mirë francz nga France Football

-Instant, Sport


Karim Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë francez i vitit 2021 nga France Football. Qendërsulmuesi i Real Madridit ishte protagonisti i një sezoni të madh që e ka parë atë të shënojë 47 herë (30 në La Liga, 7 në Champions League dhe një gol në Superkupën e Spanjës).

Siç shpjegohet edhe nga faqja e klubit Blancos, ky është rezultati realizues më i mirë ndonjëherë në një vit kalendarik për sulmuesin. Është hera e katërt që Benzema e arrin këtë cmim, pas atyre të viteve 2011, 2012 dhe 2014. Në totalin e Benzema duhen shtuar edhe nëntë gola të tjerë me Francën.

Ndër këto, “një përmendje të veçantë – lexohet akoma në faqen e Real Madrid – meriton goli i madh i shënuar në finalen e Ligës së Kombeve të fituar nga skuadra e tij. Sulmuesi i Real Madridit shënon me vazhdimësi dhe në fillim të vitit 2022 ai ka realizuar tre gola në tre ndeshje. I fundit, në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Barcelonës, në të cilën u zgjodh MVP i ndeshjes”.

Në rrjetet sociale, është shfaqur edhe krenaria e Benzema për të treguar trofeun por edhe Fair Play i Kylian Mbappé me komplimente në formën e duartrokitjeve. Ylli i PSG-së u mund nga bashkëkombasi i tij për garën për cmimin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *