• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve/ Tabaku: Përveç Kokës, SPAK po heton edhe persona të tjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë një konference për mediat, Jorida Tabaku ka folur sërish për aferën e inceneratorëve. Tabakut ka thënë se ka kërkuar informacion nga SPAK dhe se ky institucion i është përgjigjur duke pohuar se për aferën e inceneratorëve po hetohen edhe persona të tjerë.

Kam kërkuar informacion nga SPAK e ka kthyer përgjigje që është në hetim, përveç Lefter Koka janë duket u hetuar dhe individë të tjerë. Alqi Bllako ne e kemi cuar në SPAK, sot deputet i PS është personi që duhet të ishte para drejtësisë nuk e di pse nuk po procedon SPAK. Nuk ka kthyer përgjigje me emra SPAK por ka thënë që edhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit janë persona të tjerë që po hetohen”,-tha Tabaku.

Sipas saj vijojnë të bëhen pagesat pagesat për inceneratorin e Fierit edhe pse më parë Qeveria ka hasur në kundërshti të avokatit të shtetit, të KLSH, që i kanë këshilluar që nuk duhen përdorur gjykata e arbitrazhit, por gjykatat këtu.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *