• |
ide | kryesore

Veliaj fyen konviktorët: Qytetar nuk të bën vendi ku ha, fle dhe kryen nevojat personale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Përplasja me kruen e FSHF-së Armand Duka duket se e ka nxjerrë nga shinat kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. I pyetur në Report Tv se përse i ka hyrë kësaj beteje, Veliaj ka bërë një tjetër gafë duke fyer të rinjtë që jetojnë në konvikte.

“Unë nuk luaj më vetë futboll, por kur shikoj padrejtësi reagoj. Ka kauza që nuk kanë pse të jenë të lidhura me interesin personal.


Prandaj dallon konviktori nga qytetari. Nëse qyteti për ty është vendi ku fle, ha dhe kryen nevojat personale atëherë ti je një konviktor, ti je thjesht banor, por qytetar bëhesh kur reagon dhe bëhesh aktivist” – tha Veliaj.

Më herët FSHF publikoi një audio-regjistrim të Veliajt ku ai përdorte një fjalor fyes dhe banal në një takim me anëtarë të Shoqatave të Futbollit të Tiranës. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. E po kur te te perdhunoje Erion Veliaj, kjo eshte fundi i shoqerise shqiptare.
    Perdhunon qytetaret, sportistet tani dhe studentet!
    Mbani o popull injorant, kemi vene ne krye te puneve njeriun me ordiner e te pa udhe – shitsin e fiqve qe e martoi mamaja dhe tani hiqet si qytetar i vjeter – i ardhur nga Ura Vajgurore!!!
    Zoti e shpetofte ket vend!

  2. Biznesmeni: Si më mori Berisha truallin pranë Ambasadës për të përgjuar amerikanët, SHIK-u më rrëmbeu vajzën 14-vjeçare,te drejte ka o gaze Kari I lapsit nuk I thote me shpellkare por me nje fjale te moderuar konviktor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu