• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Stela Gugalljan dhe Klodian Zoton

-Instant, Lajme, Të fundit



Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Dy të akuzuarit për aferën me inceneratorin e Elbasanit janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK pas kontrolleve që policia e shtetit ka bërë brenda vendit nuk janë gjetur. Për aferën 3.6 milionë euro të inceneratorit të Elbasanit në pranga u vu ish-ministri Lefter Koka ndërsa dy të tjerët u shpallën në kërkim në akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Stela Gugallja kërkohet në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k  kurse Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar për këtë aferë. Ndërkohë që pak ditë më parë SPAK vendosi nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit dhe po vijon hetimet për mbledhjen e provave të nevojshme për persona të tjerë, funksionarë publikë dhe persona fizik dhe juridikë privatë, për të cilët ka dyshime se mundet të jenë përfshirë në kryerjen e veprimeve të paligjshme.



8 Comments

  1. 1. Rilindja vazhdon pagesat.

    2. Kompanitebjane rregjistruar offshore

    3. Parate shkojne dhe terhiqen rregulliaht nha te arratisurit, qe bejne jete komode duke rrjepur djersen e Shqiptareve.

    3. Ne 400 milione USD, teprojne edhe per Rilindasit qe jane ne pushtet, qe skema te vazhdoje.

    Cfare rrumpalle. SPAK ben sikur ben punem, qeveria vazhdon pagesat per tek te arratisurit.

    Luli, si Copa e Lulit, vazhdon te jete I shitur.

  2. Qekur eshte arrestuar Koka per kete punen e inceneratoreve, keta dy kane patur kohe te ndryshojne identitet, kombesi dhe tiparet e fytyres. E vetmja gje me te cilen mund te gjehen jane shenjat e gishtave, por edhe ato jo me siguri absolute. Nderkohe pagesat vazhdojne, Veliaj paguan edhe pa bere asnje pune. Leket me pas shkojne ne llogarite e kryetarit te bashkise dhe te kryeministrit. keta bejne kokrren e qejfit, llogarite e kryeministrit e bedelave te tij fryhen, xhepat tone boshatisen dhe plehrat ne vend qe te digjen, groposen me 29 euro/ton. Bejeni vete llogarine se sa ton plehra prodhon Tirana ne dite e me pas shumezoini me 29 euro e do iu dale se sa na vjedh bashkia rilindore ne bashkepunim me kryeministrin rilindor se ky merr pjesen e luanit, ne dite.

  3. SPAK O SPAK VEC TYRE NE KERKIM NDIQNI DJE LEKET.
    KUR HAJDUTET KERKOHEN PER KRIM-VJJEDHJE DUHET T’I BLLOKOHEN LEKET E KRIMIT DHE GJITHE PASURIA.
    VEND I CUDIRAVE DHE I BYTHEQIRAVE.

  4. Vend bythqirash.

    Pas nje hetimi disamujor, vetem keta te dy munden te arratiseshin perpara se te vinte policia.

  5. Pse kjo monstra SPAK nuk ve nen sekuestro edhr “inceneratorin” e Tiranes, apo nuk e gjen dot ku eshte se nuk ekziston?
    Ta shpalle ne kerkim nderkombetar.
    Po pagesat e Bashkise se “urevajgurorsit” ku shkojne per incenerim mbetjesh kir inceneratori nuk ekziston?
    Bravo drejtesia e reformuar.
    Rrofte ndihma euro-atlantike.

  6. Shqiptar per sa kohe qe ne pushtet do jene pushtat dhe qelbesirat mavi , drejtesi nuk do kete kurre . Zi e me zi ka per te vajt ky vend . Keta njohin vetem dhunen dhe vetem me dhune largohen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *