Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë këtë pasdite, me fokus zgjedhjet e pjesshme vendore që do mbahen në 6 bashkitë e vendit. Në kryesi janë diskutuar edhe për emrat e kandidatëve për kryebashkikë. Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë është vendosur që në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale do të kandidojnë:
Durres: Emirjana Sako
Lushnje: Eriselda Sefa ose Krenar Haxhiu. Ende e pacaktuar.
Shkodër: Majlinda Angoni
Dibër: Rrahim Spahiu
Vora: Blerim Sheraj
Rrogozhina: Edison Memolla.