• |
ide | kryesore

FOTO/ Lazetic prezantohet me numrin e Kakà: shkëmbim batutash në rrjetet sociale: “22? Asnjë presion”

-Instant, Sport



Nikola Lazetic, përforcimi sulmues i Milanit në janar, ka zgjedhur numrin 22 për aventurën e Milanit. Një fanellë që u kujton tifozëve të Milanit një fenomen të topit, Ricardo Kakà, bashkë me gjithë magjinë dhe fitoret e brazilianit. Sidoqoftë, Kaka ka dashur të ‘qetësojë’ serbin në Instagram: “Ky numër… Fat të mbarë Lazetic”, duke i shtuar në fund edhe një “pa presion”.

Pikërisht kjo “pa presion” ka ngacmuar Lazetic, i emocionuar nga fakti që është përmendur në historinë e një ikone si Kaka. Kështu përgjigja erdhi menjëherë: “Faleminderit i madh, pa presion”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *